Njohësit e financave publike thonë se Ministria e Financave ka bërë shkelje të rregullave për shpenzime të parasë publike me ekzekutimin e “paradhënieve për orët e humbura të shtatorit që do të zëvendësohen nga mësuesit”.
Mësimdhënësit i kanë marrë pagat e tyre vetëm më 6 tetor, pasi Ministria e Financave kishte vendosur që mos t’ua paguajë pagat e muajit shtator atyre që kanë qenë në grevë.
Pas presioneve publike, Ministria e Arsimit e kishte bërë një kalendar të ri për zëvendësimin e orëve e më pas Ministria e Financave kishte vendosur që t’i paguajë në avancë mësimdhënësit për zëvendësimin e orëve.
Ardita Salihu, auditore e certifikuar, e cila ka punuar në Zyrën Kombëtare të Auditimit ndërmjet viteve 2013-2020, ka thënë për Kallxo.com se rregullat nuk parashohin paradhënie për punët që pritet të kryhen.
“Kur pagesa bëhet për punën që nuk është kryer (dhe nuk i plotëson kushtet për paradhënie), ajo pagesë është në kundërshtim me rregullën për shpenzimin e parasë publike” – ka thënë Salihu.
Ajo ka thënë se në asnjë rast në Ligjin për Buxhet nuk parashihen pagesat paradhënie për kategorinë e pagave.
“Ekzekutimi i pagave avancë për orët e mësimdhënies që do të realizohen në të ardhmen, nënkupton pagesë të parregullt” – ka thënë ajo.
Salihu, e cila ka punuar për 7 vjet në Zyrën Kombëtare të Auditimit, thotë se ekzekutimi i paradhënieve mund të shkaktojë pasoja zinxhirore.
“Kjo bën që konkluzioni apo opinioni i auditorit të jashtem të jetë jo i mirë (të modifikohet) për komuna dhe për pasojë komunës i pamundesohet të jetë përfituese potenciale e granteve nga organizatat e huaja, apo te mos kualifikohet per ndonjë kredi të mundshme etj.” – ka thënë Salihu.
Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, thotë se më shumë shkelje janë bërë me ekzekutimin e paradhënieve sesa sikur të paguheshin pagat e rregullta edhe për ata që kanë qenë në grevë.
“Le të tregojnë Ministria e Financave se në cilin ligj apo rregull janë bazuar për ekzekutim të paradhënieve/avancave për paga, sepse nuk ka një rregull apo ligj që lejon që paga të paguhet në avancë. Është e rregulluar që për punët që i bën e merr pagën në fund të muajit, pra pasi të përfundohen punët” – ka thënë Shatri.
Pagesa e avancës nënkupton që nëse nuk mbahen orët, paratë duhet të kthehen mbrapshtë.
“Këto janë paga normale, vetëm se këta po i quajnë avancë, sepse si do ua marrin këto para nëse nuk i mbajnë orët. Nuk ka as me Ligj të bBuxhetit as me atë të Financave Publike kategori për avancë të pagave” – tha ai.
Shatri theksoi se Qeveria po mendon se janë pronarë të parasë publike dhe po bëjnë pagesa pa i përfillur rregullat e shpenzimit të parasë publike.
“Pagat janë të lejuara me Ligjin për Buxhetin dhe janë të garantuara për të gjithë ata që kanë kontratë pune me komunën përkatëse, ndryshime tjera mund të bëhen vetëm në Kuvendin e Kosovës, Qeveria nuk është ligjvënës por ekzekutues, që i zbaton vendimet e marra nga Kuvendi”- shtoi ai
Shatri potencoi se avanca për orët e humbura nuk ka lidhje me procedurat ligjore. Ai shtoi se Qeveria duhet të ulet e të bisedojë, të gjendet forma, pasi me Ligj të Punës, punëtori dy ditë në javë i ka pushim dhe nuk mund ta detyrojë në shkojë në punë.
Auditorja Ardita Salihu thotë se Ligji për ndarjet buxhetore për vitin 2022 lejon paradhënie vetëm për kategorinë e shpenzimeve kapitale dhe ajo e mallrave dhe shërbimeve.
“Nenit 13 i Ligjit për ndarjet buxhetore të vitit 2022 ka paraparë që organizatat buxhetore mund të bëjnë pagesa paradhënie vetëm nga kategoria e shpenzimeve kapitale dhe ajo e mallrave dhe shërbimeve. Kjo vlen për kontratat e ligjshme, të lidhura sipas Ligjit të Prokurimit Publik, që kanë vlerë mbi 10,000 euro, e në raste të tilla, kësaj duhet t’i paraprijë garancioni i performancës, orari i punëve të kryera” – ka shtuar Salihu.
Sipas Ardita Salihut, niveli i paradhënies apo përqindja mund të rritet por nënkupton edhe autorizime më të larta në hierarki, p.sh. deri në 30% kërkohet aprovim i Qeverisë për kaptiale etj. Shembull tjetër, sipas auditores Salihu, është kur 100% lejohet avancë për projekte që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë e vendit. Në asnjë rast nuk parashihen pagesat paradhënie për kategorinë e pagave.
Ende nuk dihet zyrtarisht se çfarë do të ndodhë me orët e humbura në muajin shtator, derisa nga SBASHK kanë paralajmëruar se nuk do të bëhet zëvendësimi i tyre.
Më 3 tetor ka nisur zyrtarisht viti i ri shkollor 2022/2023, pasi mësimdhënësit kanë qenë në grevë nga data 25 gusht deri me 3 tetor 2022./Kallxo
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

"Është koha që KEDS dhe Qeveria të japin llogari", Sejdiu ngre dyshime për transparencën e KEDS-it

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?