LAJMI I FUNDIT:

Paraburgoset një kumanovar, iu gjetën substanca narkotike (Foto)

Paraburgoset një kumanovar, iu gjetën substanca narkotike (Foto)

Sektori për punë të Brendshme në Shkup ka kallëzuar penalisht personin D.Z (35) nga Kumanova, i cili dyshohet për prodhim të paautorizuar të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve.

Gjatë një kotrolli të policisë dhe legjitimimit të presonit të lartpërmendur, atij i është gjetur marihuanë. Pas kësaj, është kontrolluar vendbanimi i tij i përkohshëm ku janë gjetur 147 saksi me kanabis, rreth 50 gram marihuanë, rreth 50 gram amfetamin, tableta metilendioksimetamfetamin (MDMA).


Pas këtyre gjetjeve, kumanovarit i është shqiptuar paraburgimi tridhjetëditorë./Telegrafi/