LAJMI I FUNDIT:

Paraburgimi ndaj policëve, Haxhiu: Skenari për thellimin e tensioneve po vazhdon përmes autokratit Vuçiq

Paraburgimi ndaj policëve, Haxhiu: Skenari për thellimin e tensioneve po vazhdon përmes autokratit Vuçiq

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pasi autoritetet e Serbisë ia kanë caktuar masën e paraburgimit tre policëve të Kosovës të kidnapuar më 14 qershor nga forcat serbe.

Përmes një reagimi të bërë në Facebook, Haxhiu ka thënë se skenari për thellim të mëtejmë të tensioneve po vazhdon nga Serbia agresore përmes presidentit autokrat, Aleksandar Vuçiq.

Paraburgim për tre policët e Kosovës të kidnapuar nga forcat serbe
Lexo po ashtu Paraburgim për tre policët e Kosovës të kidnapuar nga forcat serbe

“Gjykata e dirigjuar nga lartë paska dhënë masë të paraburgimit për 30 ditë për policët e Kosovës, të rrëmbyer dy ditë më parë në Leposaviq. Por, për çfarë?”, ka pyetur ajo.


Ministrja mes tjerash është shprehur se vlerat perëndimore si demokratizimi i shoqërisë dhe pavarësimi i institucioneve duhet të jenë presion ndaj Serbisë.

“Dirigjimi i institucioneve të drejtësisë nga Vuçiq ka pasoja edhe në Ballkan. Demokracia nuk mund të ketë aleat autokracinë dhe as nuk mund të thellohet deri në absurd, të rri e heshtur ndaj autokratëve”, ka thënë Haxhiu, duke shtuar se policët e Kosovës duhet të lirohen sa më parë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Kalo në kategori