LAJMI I FUNDIT:

Paraburgim për shoferin i cili goditi një policë në rrugën Tetovë-Gostivar

Paraburgim për shoferin i cili goditi një policë në rrugën Tetovë-Gostivar
Foto: Ilustrim

Gjykata caktoi masën e paraburgimit prej 48-orësh për shoferin i cili goditi një policë në autostradën Tetovë-Gostivar ditën shtunë, rreth 500 metra nga vendi i quajtur Tumçevisha Kluçka.

Sipas informacioneve të para nga hetimi në vendin e ngjarjes, deri tek fatkeqësia ka ardhur kur personi i cili ka drejtuar veturën “Ford Focus”, me targa të Kërçovës, nuk iu është përmbajtur rregullave dhe nuk ka kontrolluar shpejtësinë e veturës sipas gjendjes së rrugës.

“Me të mbërritur në vendin kritik ku policia po i transferonin veturat në korsinë e djathtë për shkak të një aksidenti të mëparshëm automobilistik, ai filloi të anashkalojë automjetet që po lëviznin ngadalë dhe kaloi në korsinë e majtë. Në atë moment ai humbi kontrollin ndaj automjetit dhe goditi gardhin e betonit që ndan autostradën dhe dy policët. Si rezultat i goditjes, njëri nga policët është hedhur në anën e kundër të autostradës për në Tetovë, ku ai u godit edhe nga një veturë tjetër “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës. Si rezultat i plagëve të marra në aksident, polici ndërroi jetë”, thuhet në deklaratën e prokurorisë së Gostivarit.


Polici i dytë pësoi një thyerje në krah dhe shpinë dhe u mbajt për trajtim mjekësorë, ndërsa lëndime të lehta kanë marrë shoferi dhe bashkudhëtarët e veturës “Golf”.

Aksidenti në rrugën Tetovë-Gostivar, vdes polici i lënduar
Lexo po ashtu Aksidenti në rrugën Tetovë-Gostivar, vdes polici i lënduar

Prokurori publik lëshoi urdhër për hetim të gjurmëve në vendin e ngjarjes, si dhe mostrave të gjakut dhe urinës të atyre që u përfshinë në aksident./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Kandidatët për kryeministër injorojnë “elefantin në dhomë”

Kandidatët për kryeministër injorojnë “elefantin në dhomë”

Politikë
Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik

Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik

Lajme
Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro

Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro

Lajme
NATO dhe BE përforcojnë kontingjentet në Kosovë para zgjedhjeve të 9 shkurtit

NATO dhe BE përforcojnë kontingjentet në Kosovë para zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Tubimi në Skenderaj, Haradinaj: Kur u bashkuan Drenica dhe Dukagjini e larguan Serbinë nga Kosova

Tubimi në Skenderaj, Haradinaj: Kur u bashkuan Drenica dhe Dukagjini e larguan Serbinë nga Kosova

Politikë
Kalo në kategori