Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili ndodhet në Hagë, ka takuar ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin e Pjetër Shalën, të cilët po mbahen në paraburgim.
Ndërsa, nesër ai pritet të takojë edhe ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli.
Me këta të fundit që dikur i kishte rivalë politikë, Konjufca ka thënë se duhet t’i kalojnë të gjitha mosmarrëveshjet e së kaluarës dhe t’i bashkojnë forcat.
“Nesër pritet ta takoj presidentin Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Veseli. Ata tashmë e kanë konfirmuar vizitën. Është mirë që po ndodh, institucionet tona gjithmonë duhet të jenë afër”.
“Ne do t’i kalojmë të gjitha mosmarrëveshjet e së kaluarës dhe duhet t’i bashkojmë forcat për aq kohë sa mendoj se në këtë proces po dëmtohet Kosova”, ka deklaruar kryeparlamentari në një intervistë për RTK-në, transmeton Telegrafi.
Sa i përket punës së Gjykatës Speciale, ai tha se ka shumë defekte.
“Ajo që menjëherë ta merr vëmendjen është fakti se po bëhen dy vjet prej kur këta janë brenda, të izoluar, e procesi gjyqësor nuk po fillon. Me të gjitha standardet evropiane të të drejtave të njeriut, mkjo është e kritikueshme sepse ta keni parasysh edhe në sistemet e kaluara që kanë qenë diktatoriale, njeriun nuk e kanë mbajt 9 muaj pa filluar procesi”.
“Pastaj ose ke prova ose nuk ke prova. Me këtë që po shohim që po zhvillohet në Gjykatën Speciale, jemi shumë të brengosur dhe shumë të pakënaqur”, ka thënë tutje Konjufca.
Ai tutje ka përmendur faktin që kanë kaluar 24 muaj prej kur është publikuar aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së, por procesi gjyqësor ende nuk ka filluar. E kjo sipas tij, jep indikacione që Specialja po i mban të izoluar qëllimisht.
“Por, kjo është e paprecedentë, të shkëputen nga jeta publike pa qenë gjykata e përgatitur për të filluar procesin gjyqësor”.
“Kjo është ajo që duhet ta kritikojmë dhe të bëjmë trysni në kuptim institucional që kjo të zgjidhet. Nëse gjykata nuk është e përgatitur duhet t’i lirojë këta persona ose ta pranoj që po i izolon”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri