Para finales së Ligës së Konferencës me Romën, Feyenoordi kritikon hapur UEFA-n për “Air Albania”
![Para finales së Ligës së Konferencës me Romën, Feyenoordi kritikon hapur UEFA-n për “Air Albania”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/05/roufey-780x439.jpg)
UEFA ka njoftuar sot se ka nisur shitjen e biletave të finales së Ligës së Konferencës, që do luhet në Tiranë në stadiumin “Air Albania” me datë 25 maj.
Nga 20 mijë bileta që janë gjithsej UEFA ka njoftuar se në shitje janë 16.500 bileta nga të cilat 8 mijë në total janë për Romën dhe Feyenord, katër mijë për secilën. Për rrjedhojë për publikun e thjeshtë në të gjithë botën janë në dispozicion 8500 bileta që mund të blihen nëpërmjet faqes së UEFA-s. (https://support.tickets-ueclf.uefa.com/hc/en-us).
Biletat do jenë të ndara në katër kategori, teksa çmimi më i vogël është 25 euro deri në 125 euro. Kapaciteti prej 19 mijë vendesh i “Air Albania” për finalen e Ligës së Konferencës ka zhgënjyer shumë tifozët e Romës dhe Feyenoord, që po hasin vështirësi të jashtëzakonshme për të qenë në Tiranë.
UEFA ka vendosur në dispozicion të klubeve nga 4 mijë bileta secilit, por ky numër është shumë i vogël në krahasim me kërkesat që kanë klubet. Për këtë arsye Feyenoord ka kritikuar hapur shtëpinë e futbollit evropian teksa në një njoftim thotë se është shumë e zhgënjyer pasi “kjo finale, me dy tifozëri të zjarrta, meritonte një arenë më të madhe”.
Deri më tani 8 mijë tifozë të Feyenoordit kanë thënë se do jenë në Tiranë pavarësisht nëse futen apo jo në stadium, ndërsa 15 mijë kanë konfirmuar të Romës. Sipas të gjitha gjasave mijëra prej tyre do ta ndjekin finalen nga lokalet e kryeqytetit.
Numri i vogël i biletave ka nxitur edhe spekulimet, aq sa mediat italiane kanë konfirmuar se disa tifozë që kanë siguruar biletat i kanë rinxjerrë në shitje duke nisur nga 800 euro deri në 10 mijë euro, ndërsa në faqen e UEFA-s varijojnë nga 30-125 euro. Edhe hotelet në Tiranë janë thuajse të rezervuara për datat 24-25 dhe 26 maj pavarësisht se çmimet janë shumëfishuar. Ndërkohë për organizimin e finales bashkia e Tiranës do lëvrojë një fond prej 430 milionë lekësh, ndërsa UEFA ka investuar 400 mijë euro që stadium të jetë gati. Përllogaritet që tifozët do të shpenzojnë në Tiranë rreth 140 milionë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Revolucion tek Man United: ‘Djajtë e Kuq’ po bëhen gati për pesë transferime në verë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-10-101101-780x439.jpg)
Revolucion tek Man United: ‘Djajtë e Kuq’ po bëhen gati për pesë transferime në verë
![Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-10-082110-780x439.jpg)
Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier
![Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-10-084620-780x439.jpg)
Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt
![Zbulohet arsyeja pse Real Madridi nuk bëri transferime gjatë afatit kalimtar të janarit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-10-110851-780x439.jpg)
Zbulohet arsyeja pse Real Madridi nuk bëri transferime gjatë afatit kalimtar të janarit
![Marcus Rashford thyen heshtjen pas debutimit me Aston Villën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-10-090058-780x439.jpg)
Marcus Rashford thyen heshtjen pas debutimit me Aston Villën
![U largua nga fusha i lënduar ndaj Sevillës, Flick flet për gjendjen e Araujos](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-36-780x439.jpg)
U largua nga fusha i lënduar ndaj Sevillës, Flick flet për gjendjen e Araujos
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe