LAJMI I FUNDIT:

Paqartësitë rreth anëtarësimit të tri komunave veriore, Asociacioni i Komunave del me një tjetër deklaratë

Paqartësitë rreth anëtarësimit të tri komunave veriore, Asociacioni i Komunave del me një tjetër deklaratë

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar sërish lidhur me çështjen e anëtarësimit të tri komunave veriore, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok.

Në një postim në Facebook, AKK ka ri-shpërndarë një deklaratë të ish-kryetarit të Leposaviqit, Nenad Radosavleviq, njëherit edhe ish-nënkryetar i AKK-së.

Sipas AKK-së, Nenad Radosaveloviq, në një postim të tij, ka treguar rreth procesit të anëtarësimi të Komunave Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan në Asociacion të Komunave.


Akuza ndaj Asociacionit të Komunave, kryetari i Kamenicës thotë se nuk po trajtohet kërkesa për anëtarësim e komunave në veri të vendit
Lexo po ashtu Akuza ndaj Asociacionit të Komunave, kryetari i Kamenicës thotë se nuk po trajtohet kërkesa për anëtarësim e komunave në veri të vendit

“Një ditë pasi kuvendet komunale të Leposaviqit dhe Zubin Potokut votuan për anëtarësim në Asociacionin e Komunave të Kosovës, e njëjta gjë është bërë edhe në Zveçan. Asociacioni i Komunave në Kosovë është formuar në vitin 2001 dhe në të janë anëtarë të gjitha komunat e veriut të Kosovës. Unë si kryetar i komunës së Leposaviqit kam qenë nënkryetar i asaj shoqate, ndërsa kryetar ka qenë Lutfi Haziri, atëherë kryetar i komunës së Gjilanit”, kishte deklaruar Radosaveloviq.

Çështja e anëtarësimit të tri komunave veriore, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok në Asociacionin e Komunave të Kosovës, së fundmi ka nxitur reagime.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj akuzoi AKK-në se tash e shtatë muaj po refuzon që të shqyrtojë kërkesën e këtyre komunave për anëtarësim.

U akuzuan se po refuzojnë të trajtojë kërkesën për anëtarësim, Ibrahimi: Komunat në veri të Kosovës ende janë pjesë e Asociacionit, nuk janë tërhequr zyrtarisht
Lexo po ashtu U akuzuan se po refuzojnë të trajtojë kërkesën për anëtarësim, Ibrahimi: Komunat në veri të Kosovës ende janë pjesë e Asociacionit, nuk janë tërhequr zyrtarisht

Lidhur me këto akuza drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi në një prononcim për Telegrafin, gjatë ditës së djeshme ka thënë se këto komuna vazhdojnë të jenë pjesë e AKK dhe se të njëjtat nuk janë tërhequr zyrtarisht.

“Nuk janë tërheq nga AKK dhe këshilli i kryetarëve nuk mundet me pranu diçka që nuk është tërheq, ata janë anëtarë tonë. Ata zyrtarisht nuk janë tërhequr”, tha Ibrahimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbërrin në Durrës luftanija “Libra

Mbërrin në Durrës luftanija “Libra", dhuratë nga qeveria italiane për forcën detare shqiptare

Lajme
Lirohen pas 48 orëve dy serbët që ishin arrestuar në Prizren - të njëjtit u tha se ishin oficerë aktiv të sigurisë së Serbisë

Lirohen pas 48 orëve dy serbët që ishin arrestuar në Prizren - të njëjtit u tha se ishin oficerë aktiv të sigurisë së Serbisë

Lajme
Dhunohet seksualisht disa herë brenda një viti e mitura në Prishtinë, nisin hetimet për të dyshuarin

Dhunohet seksualisht disa herë brenda një viti e mitura në Prishtinë, nisin hetimet për të dyshuarin

Kronika e Zezë
Daut Dauti publikon një fotografi të rrallë – Kurti dhe Krasniqi në një bisedë shoqërore në Londër

Daut Dauti publikon një fotografi të rrallë – Kurti dhe Krasniqi në një bisedë shoqërore në Londër

Lajme
Gërvalla udhëton për në Nju Jork, përfaqëson Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit në OKB

Gërvalla udhëton për në Nju Jork, përfaqëson Kosovën në seancën e Këshillit të Sigurimit në OKB

Lajme
Gabimet që bëjmë në përkujdesjen ndaj foshnjave, neonatologia Teuta Hasbahta: Mos i përdorni zbutësit dhe aromatizuesit për larjen e rrobave

Gabimet që bëjmë në përkujdesjen ndaj foshnjave, neonatologia Teuta Hasbahta: Mos i përdorni zbutësit dhe aromatizuesit për larjen e rrobave

Shëndetësi
Kalo në kategori