Georgina Rodriguez thuhet se është në muajin e gjashtë të shtatzënisë derisa është në pritje të fëmijës së parë.

E dashura e Cristiano Ronaldos ka filluar të përshtatet për mrekulli në rolin e nënës, pasi po kalon shumë kohë me djalin e madh të futbollistit, Cristano Junior.


geor1 (Splash News)

Të mërkurën ajo është fotografuar në Madrid së bashku me djalin shtatëvjeçar të superyllit portugez të Real Madridit.

Fotografët kanë arritur të kapin barkun e fryrë të bukuroshes, e cila ishte veshur thjeshtë.

ron (Instagram)

32-vjeçari Ronaldo, është baba i tre fëmijëve të lindur nga nëna surrogate. Krahas Cristiano Jr., ai në muajin qershor u bë baba i binjakëve, Eva dhe Mateo.

Ndërkaq, në muajin korrik u konfirmua lajmi se CR7 dhe Georgina do të bëhen prindër të fëmijës së parë të përbashkët. /Telegrafi/

geo2

geo3

geo7