LAJMI I FUNDIT:

Papagalli adhurues i Manchester United

Papagalli adhurues i Manchester United

Duket se kafshët janë adhurues të mëdhenj të futbollit. Pasi disa kafshë parashikuan rezultatet e Kampionatit të sivjetmë të futbollit, nga Cape Towni lajmërohet edhe një papagall i pazakontë. Papagalli i quajtur “Pëllumbi” është adhurues i çmendur i Manchester United.

Papagalli afrikan ka mësuar emrat e të gjithë lojtarëve të Manchesterit. Përveç kësaj, ai di të numërojë edhe menaxherët e tyre. Pronarja e saj është adhuruese e madhe e klubit dhe supozohet se papagalli prej saj ka rënë në dashuri me klubin anglez të Manchester Untied. /Telegrafi/