Papa Leo XIV arriti në Turqi duke realizuar udhëtimin e parë zyrtar jashtë vendit.

Pontifi u prit në aeroport nga Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy.


Kreu i Kishës Katolike vizitën e nisi në mauzoleun e babait të kombit turk, Mustafa Kemal Ataturkut.

Papa vendosi një kurorë me lule në vendin e shenjtë për shtetasit turk.

Ndërkohë, Papa do të takohet me zyrtarë turq duke përfshirë presidentin Recep Tayyip Erdogan si dhe do të vizitojë qytete kyçe dhe vende të rëndësishme fetare.

Papa shoqërohet nga zyrtarë të Vatikanit, përfshirë Kardinalin Pietro Parolin, Kryepeshkopin Paul Richard Gallagher dhe një delegacion me mbi 70 gazetarë që mbulojnë udhëtimin. /Telegrafi/