LAJMI I FUNDIT:

Papa Françesku: Maqedonia e Veriut është urë në mes Lindjes dhe Perëndimit (Video)

Papa Françesku: Maqedonia e Veriut është urë në mes Lindjes dhe Perëndimit (Video)

Kreu i Kishës Katolike Papa Françesku, pasi ka zbritur në aeroportin e Shkupi ka realizuar takim me presidentin e vendit Gjorge Ivanov.

Pas takimit ai ka mbajtur fjalim para korit diplomatik në vend dhe përfaqësuesve të ndryshëm politik. Papa tha se ndjehet i lumtur që ndodhet në Maqedoninë e Veriut, duke shtuar se është vend urë në mes Lindjes dhe Perëndimit.


Papa përmendi rolin që Maqedonia e ka luajtur në krizën e emigrantëve, duke thënë se ka qenë shtet që ka mirëpritur emigrantët nga Lindja e Afërt, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Për herë të parë që pasardhësi i Shën Pjetërit ndodhet në Maqedoni. Toka juaj është një urë mes lindjes dhe perëndimit. Më lejoni të them se kjo pasuri kulturore është pasqyrë e përbërjes multietnike dhe multifetare e popullit tuaj. Kjo përzierje e kulturave, etnive dhe religjioneve, ndihmon në zhvillimin e shoqërisë. Këto karakteristika janë të rëndësishme për integrimin euroatlantik. Dëshiroj që integrimi të jetë i suksesshëm për gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”.

“Dua të theksoj hapat që ka bërë vendi juaj, në dhënien e ndihmës për emigrantët nga lindja e afërt. Ata ikin nga kushte ekstreme, varfëria, të shkaktuara nga luftërat. Një pjesë e madhe prej tyre tek ju kanë gjetur solidaritet dhe mikpritje. Shpresoj që do të ruhet ky solidaritet që është vërejtur tek ju. Dua në mënyrë të veçantë të nderoj një bashkëqytetare tuajën, e cila ka sakrifikuar për gjithë botën – gjithsesi se mendoj për personalitetin e Nënë Terezës. “Jam i lumtur që do të mund të qëndrojë në shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës. Ju duhet të jeni krenar për këtë grua. Duhet të nxisni fëmijët që sipas shembullit të saj të gjejnë atë që kërkon Zoti”, tha mes tjerash Papa.

Pas takimit me Gjorge Ivanovin, Papa pritet të takohet edhe me kryeministrin Zoran Zaev dhe liderët e bashkësive fetare në vend, si dhe me përfaqësues të organizatave joqeveritare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS

ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS

Lajme
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Kalo në kategori