LAJMI I FUNDIT:

Papa Françesku më 7 maj do ta vizitojë Maqedoninë

Papa Françesku më 7 maj do ta vizitojë Maqedoninë

Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku, do të vizitojë Republikën e Maqedonisë më 7 maj të vitit të ardhshëm, njoftojnë nga shërbimi i shtypit të Qeverisë.

“Shenjtëria e tij, Papa Françesku, duke pranuar ftesën e autoriteteve më të larta të shtetit dhe Kishës Katolike, do të realizojë takim në Republikën e Maqedonisë, më 7 maj, ku do të vizitojë Shkupin, vendlindjen e Nënës Terezë”, thuhet në njoftimin e shërbimit qeveritar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Para Maqedonisë, Papa Françesku nga 5 deri 7 maj do të jetë në Bullgari, ku do të vizitojë qytetin e Sofjes dhe Rakovski.

Kjo është vizita e parë e një kreu të Kishës Katolike në Maqedoni./Telegrafi/