Panxha: Me vendosjen e taksës 100 për qind është liruar hapësira e uzurpuar nga produktet serbe (Video)

Kryetari i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, gjatë një interviste për emisionin “Përballje ditore” në Telegrafi.com me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka folur për efektet e taksës tek prodhuesit vendor pas gjashtë muajsh, si dhe për tarifën që i është vendosur kosovarëve nga Shqipëria për të kaluar në “Rrugën e Kombit”.
Panxha ka thënë se në aspektin ekonomik taksa 100 për qind është dashur të vendoset më herët, pasi që sipas tij, ka pasur efekt tek prodhuesit vendor.
“Vendosja e taksës shpesh diskutohet se ka qenë për arsye politike apo ekonomike. Sa i parket aspekteve ekonomike është taksë që është dashur të vendoset më herët, për shkak të rolit destruktiv të Serbisë në tregun e Kosovës. Ata kanë tentuar të eksportojnë në Kosovë mallra me cilësi të dyshimtë, pastaj çmime jashtëzakonisht të ulëta. Në një formë ose tjetër e ka dëmtuar bazën apo zhvillimin ekonomik të Kosovës, sepse jemi përballur me një konkurrencë jo-lojale”, ka thënë Panxha.
Sipas tij, me vendosjen e taksës i është liruar hapësira e uzurpuar nga produktet e Serbisë të prodhuesve vendor.
“Tash së fundmi u vërtetua se ekziston një shkallë e lartë e informalitetit dhe kontrabandës në veri, që është duke e dëmtuar prapë ekonominë. Masa si e tillë ka qenë e nevojshme dhe ka rezultate pozitive. Ka shumë kompani që kanë filluar të punojnë edhe me ndërrimin e tretë për shkak të mungesës së produkteve serbe. Do të thotë është rregulluar konkurrenca e lirë ku i është dhënë hapësira e uzurpuar nga produktet serbe prodhuesve të Kosovës”, është shprehur ai.
Ndër të tjera, Panxha ka folur edhe për sektorët tek të cilët vendosja e taksës ka pasur efekt pozitiv.
“Sektorët tek të cilët taksa ka pasur efekt pozitiv janë, sektorët e ushqimit, ndërtimtarisë, pra që kanë pasur konkurrencë më të madhe. Ka disa sektorë që ne nuk mund t’i prodhojmë për momentin. Tregtia është zhvendosur nga Shqipëria dhe Maqedonia . Dy ditë pas vendosjes së taksës ne kemi shkuar në Shqipëri, iu kemi thënë e keni derën e hapur, por kemi probleme që duhet zgjidhur. Megjithatë problemet nuk janë zgjidhur, mirëpo kemi gjetur hapësirën që të depërtojnë produktet nga Shqipëria dhe Maqedonia”, ka deklaruar Panxha.

Ai në këtë intervistë ka folur edhe për vendosjen e taksës në autostradën drejt Shqipërisë për automjetet që udhëtojnë nga Kosova, sipas tij, kjo taksë të lartë të vendosur nga ana e Shqipërisë, madje sipas tij taksa nuk është dashur të vendoset drejt Kosovës por drejt Greqisë dhe Maqedonisë.
“Ne udhëtojmë nëpër vende të ndryshme të Evropës dhe duhet të paguash. Autostrada me Shqipërinë në anën e Shqipërisë nuk i përmbush parametrat e një autostrade që duhet të paguhet sepse nuk është e përfunduar, është e shkurt, por kostoja është e lartë, 27 euro për kamion. Pse t’i shtohet kjo taksë rrugës drejt Kosovës, pse të mos bëhet drejt Greqisë apo Maqedonisë, po pikërisht drejt Kosovës. Pse asnjëherë nuk u konsultuan akterët kosovarë se çfarë mendimi kanë për këtë taksë. Taksat janë mjet për mirëmbajtjen e rrugëve, jo për ndërtimin. Sikur të ishte ndërtuar ajo rrugë përfundimtare, atëherë nuk kish pas logjikë të ankohemi. Por, pse pikërisht me Kosovën, duke e ditur që turistët më së shumti vijnë nga Kosova, dhe shumë shkëmbime tregtare ndodhin më shumë mes Kosovës dhe Shqipërisë. Besoj që do të përmirësohet cilësia e kësaj rruge me parat tona, jo me taksapaguesit e Shqipërisë, sepse ne po qarkullojmë në baza ditore në atë Kosovë”, ka thënë ai, duke shtuar se shkëmbime tregtare në këtë rrugë më së shumti bënë Kosova.
Lidhur me këto barriera ndaj prodhuesve, Panxha ka thënë se nuk ka pasur reagim zyrtar.
“Nuk kemi pasur reagim zyrtar as nga Ambasada e Shqipërisë, as nga institucionet. Ndoshta kanë çështje më me prioritet. Është dëshpëruese që asnjë reagim nuk ka ndodhur deri më sot që të dërgohet një sinjal, që janë duke u shqyrtuar problemet që kanë prodhuesit”, ka thënë ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2
Sa fiton në një sekondë Musk: Vetëm te Tesla shuma është magjepsëse

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë