LAJMI I FUNDIT:

Panxha: Bizneset në MTI me vite nuk kanë mundur të fitojnë grant pa ia lagë fytin ndonjë zyrtari

Panxha: Bizneset në MTI me vite nuk kanë mundur të fitojnë grant pa ia lagë fytin ndonjë zyrtari

Drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha ka thënë se bizneset në Kosovë, për disa vite me radhë nuk kanë mundur të fitojnë grante pa dhënë ryshfet.

Përmes një postimi në Facebook, Panxha ka thënë se në përfitimin e grateve që Ministria e Tregtisë ka ndarë së fundmi, nuk ka pasur nevojë që të bëhet një gjë e tillë.

Sipas tij, në Kosovë korrupsioni në të shumtën e rasteve ka qenë kërkesë për korrupsion, e jo ofertë.


Sipas tij, zyrtarët kanë kërkuar ryshfet për të kryer punë.

“Gjatë vitit 2022 edhe pse ende fillimi, kanë ndodhë dy ngjarje shumë të mira për bizneset e Kosovës. Ministria e Tregtisë apo MINT ka ndarë grante në vlerë prej rreth 9.8 milion euro të financuare nga Banka Botërore. Këto grante i janë destinuar kompanive prodhuese me qëllim të rritjes së konkurueshmëris në eksport. I gjithë procesi është menaxhuar nga një palë e tretë e kontraktuar nga Ministria. Edhe pse ka vonesa në këtë proces, lista e fituesve është shpallë dhe nga bizneset nuk është raportuar ndonjë parregullsi. Me thënë shqip, me shumë biznese fituese që kam biseduar, nuk kanë paguar asnjë ryshfet për të marr grantin. Ky lajm është shumë, shumë i mirë, duke marr parasysh që në MTI me vite bizneset nuk kanë mundur me fitu grant pa ja lag fytin ndonjë zyrtari”, shkruan Panxha.

Tutje, ai po ashtu përmendi se në Ministri të Kulturës u arrestua zyrtari që i kërkonte ryshfet bizneseve për të fituar grante.

“Edhe ky është një lajm fantastik. Në këtë rast kur ka vullnet të përndiqen keqbërësit edhe bizneset janë shumë bashkëpunuese”, theksoi Panxha.

“Me fjalë të tjera në të dy rastet kanë përfituar bizneset. Tash duhet të kuptojmë një gjë: korrupsioni në Kosovë në të shumtën e rasteve është i bazuar në ‘Kërkesën për korrupsion’ e jo ‘Ofertën për korrupsion’. Kjo i bije që zyrtarët kërkojnë ryshfet për të kryer punë e jo qe bizneset ofrojnë para për të kryer punë. Cili ndërmarrës ka dëshirë me i jep minimum 20 per qind të qarkullimit (jo fitimit) për me krye një punë që duhet të kryhet pa pare? Ai i jep nëse nuk ka zgjidhje tjetër dhe i rrezikohet ekzistenca e kompanisë.  E po shpresojmë që në institucionet tona zgjidhja e vetme do të jetë të kryhen punët pa paguar askënd dhe në kohë! Nejse kjo e para është përmirësua, ndërsa e dyta është ende shumë larg”, tha Panxha. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Botë
Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Kalo në kategori