Christian Panucci është shprehur optimist në konferencën për shtyp një ditë parë ndeshjes së Ligës së Kombeve si mysafirë të Izraelit.
Tekniku italian thotë se kundërshtari është i fortë, por gjithçka varet nga paraqitja e kombëtares sonë.
“Jam optimist, sepse i kam parë djemtë që kanë punuar me shumë profesionalizëm, është java më e lumtur që kur kam marrë drejtimin e Shqipërisë. Izraeli ka luajtur tri ditë më parë, por gjithçka varet nga ne, nëse do t’i vëmë në vështirësi”.
“Mund ta zbuloni formacionin që do të luajë ndaj Izraelit? Formacionin dhe mënyrën sesi do të luajmë e kam zgjedhur. Do ta shohim nesër 11-shen titullare. E kam pasur në kokë formacionin pasi kam parë ndeshjen Izrael-Skoci”.
“A ka probleme fizike skuadra? Është gati Grezda? Grezda është rikuperuar, nuk ka probleme, skuadra është shumë mirë. Më vjen shumë keq për Mihajn, është një djalë shumë serioz, edhe për Veselin. Do t’i kemi në të ardhmen”.
“Në raport me takimin e ‘Elbasan Arenas’, çfarë ndeshje prisni? Izraeli ka zhvilluar një ndeshje të madhe ndaj Skocisë. Ishte krejt ndryshe, dukej si Skocia kundër nesh në Glasgow. Kanë shumë cilësi dhe lojtarë të zotë, do të jetë ndeshje shumë e vështirë për ne”.
“A keni një koment për Balliun? Jam i keqardhur për Balliun, sepse kishim dy dëmtime dhe i kërkuam Metzit ta grumbullonim për arsye emergjence. Urojmë që kjo t’i ndodhë trajneri të Metzit me lojtarët e tij. Sigurisht që ftesa bëhet 14 ditë përpara, por kur ke emergjencë, ndodh edhe kështu. Trajneri i Metzit nuk u tregua profesionist”.
“Një vit më parë kemi fituar 0-3 me Izraelin, e keni parë atë ndeshje dhe si mendoni ta përsëritni? Çdo ndeshje është histori më vete, shpresoj që ta përsëritim atë sukses”.
“Sa e njihni Izraelin dhe lojtarët e mirë të tij? E njohim shumë mirë, sepse kemi luajtur kundër njëri-tjetrit. Kemi lexuar se kanë disa ndryshime, por bëhet fjalë për një skuadër shumë të mirë. Do të përpiqemi të bëjmë më të mirën dhe e dimë që do të jetë shumë e vështirë”.
“Janë provuar disa skema, me cilën skemë do të luajmë? Do ta shihni nesër, sigurisht. Do ta vendosë kapiteni pak më vonë (qesh)”, ka thënë Panucci. /TopChannel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vëllai i Besar Nimanit, Berati dorëzohet në polici

Barcelona nën presion pasi PSG synon yllin e tyre me një ofertë prej 100 milionë euro

Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

Katër kandidatët e mundshëm të Juventusit për të zëvendësuar Mottan

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Real Madridi mendon për Lamine Yamal dhe Nico Williams nëse Vinicius Jr dhe Rodrygo shiten

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet