LAJMI I FUNDIT:

Pandemia i ndau vëllezërit binjakë nga Suedia, kështu që ata janë në kufi çdo ditë dhe takohen me njëri-tjetrin

Pandemia i ndau vëllezërit binjakë nga Suedia, kështu që ata janë në kufi çdo ditë dhe takohen me njëri-tjetrin

Për shkak të pandemisë, ata nuk mund të vizitojnë njëri-tjetrin. Dhe kjo është arsyeja pse, qoftë diell apo shi, dy binjakët suedezë, që janë 73-vjeçarë e gjejnë veten çdo të shtunë, secili në anën e vet të kufirit, në urën që lidh Norvegjinë dhe Suedinë.

Ola dhe Pontus Berglund sjellin karrige të palosshme, sanduiçe, termosa dhe vendosen secili nga vendi i tyre, i cili është i ndarë me një vijë të bardhë të hollë por të përjetshme të tërhequr në asfalt.

“Nuk na lejohet të kalojmë kufirin. Unë duhet të qëndroj një metër në anën time dhe ai një metër në anën e tij”, shpjegon Ola ndërsa flamujt norvegjezë dhe suedezë të ngulur në kangjellat e urës valëviten nga era, transmeton Telegrafi.


“Pra, ka dy metra distancë mes nesh”, tha ai. Dhe jo vetëm kaq. Në këmbët e tij ka një vijë të bardhë. Në njërën anë shkruhet “Norge”, në anën tjetër “Sverige”.

Ola jeton në Halden, në juglindje të Norvegjisë, ku ai u mor nga e dashura shumë kohë më parë. Pontus është gjysmë ore me makinë në qytetin e largët suedez të Stromstad.

Ata janë binjakë identikë dhe gjithmonë vizitoheshin një herë në javë. Pandemia e parandaloi këtë dhe ata tani po takohen në urën e vjetër të Swinesund që lidh dy vendet.

Në urë, me dy metra distancë, ata festuan ditëlindjet e tyre të 73 në 20 prill.

“Kjo është shumë e pazakontë, por ne e shihnim njëri-tjetrin një herë në javë dhe nuk donim ta ndalonim atë këtë”, thotë Pontus nga pala suedeze. “Pandemia nuk na ndaloi dhe kjo është fitorja jonë”.

Megjithëse situata me virusin ka ndryshuar me kalimin e kohës, kufiri ka mbetur i mbyllur gjatë gjithë kohës. Kjo veçanërisht zemëron shumë norvegjezë që kanë vilë verore në Suedi, ku jeta është më e lirë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Një qytet në Massachusetts është vënë “nën rrethim” për shkak të një qukapiku

Një qytet në Massachusetts është vënë “nën rrethim” për shkak të një qukapiku

I riu që jeton në një nga qytetet më të shtrenjta në Indi, tregon sekretin se si me pak para arrin t’ia dalë

I riu që jeton në një nga qytetet më të shtrenjta në Indi, tregon sekretin se si me pak para arrin t’ia dalë

Prezantuesja e lajmeve zhvishet lakuriq gjatë transmetimit live (Foto/Video, +18)

Prezantuesja e lajmeve zhvishet lakuriq gjatë transmetimit live (Foto/Video, +18)

Gjatë kontrollit rutinor në aeroport, i gjetën diçka që nuk e priste – amerikania thotë se nuk e vendosi ajo

Gjatë kontrollit rutinor në aeroport, i gjetën diçka që nuk e priste – amerikania thotë se nuk e vendosi ajo

Britaniku ec 85 kilometra në këmbë i veshur si një shpend

Britaniku ec 85 kilometra në këmbë i veshur si një shpend

A mund ta gjeni përgjigjen për këtë 'problem matematikor të Harvardit'?

A mund ta gjeni përgjigjen për këtë 'problem matematikor të Harvardit'?

Kalo në kategori