Panairi Kombëtar i Punës dhe Karrierës 2025 – Ftohen bizneset për regjistrim
Ngjarja më e madhe e punësimit në Kosovë “Panairi Kombëtar i Punës dhe Karrierës” publikon datën zyrtare të panairit, 4 qershor në Sallën 1 Tetori në Prishtinë.
Njëherit kjo është një platformë unike që lidh punëkërkuesit, studentët dhe profesionistët me punëdhënësit, kompanitë dhe institucionet arsimore.
Panairi është një mundësi e jashtëzakonshme për të gjitha kompanitë, institucionet dhe organizatat që duan të promovojnë ofertat e tyre të punës, të lidhen me qindra punëkërkues, studentë dhe profesionistë të rinj nga e gjithë Kosova dhe të kontribuojnë në zhvillimin e tregut të punës në vend.
Ftesë për bizneset dhe punëdhënësit!
Të gjitha bizneset që dëshirojnë të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje ftohen të regjistrohen për pjesëmarrje përmes linkut zyrtar: Regjistrohu
Në Panairin Kombëtar të Punës dhe Karrierës 2025 do të ketë:
-Shtande ekspozuese për çdo kompani/institucion, pa pagesë;
-Prezantime dhe diskutime me ekspertë të tregut të punës;
-Kënd për këshillim profesional dhe ndihmë për përgatitjen e CV-së.
Ky panair organizohet nga Agjencia e Punës e Republikës së Kosovës, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare, me mbështetje të Qeverisë Gjermane përmes Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.
Shftytëzojeni mundësinë për ta promovuar biznesin tuaj dhe për të gjetur talentët e rinj që do ta çojnë përpara ekipin tuaj.
Për më shumë informata, vizitoni https://panairipunes.com, ose na kontaktoni në: info@panairipunes.com, tel: +383 46 55 66 (Viber ose Whatsapp).





























