Janë shfaqur pamje dramatike që tregojnë se si ushtarët amerikanë u strehuan në një bazë ajrore në Irak, pasi ishin paralajmëruar dy orë e gjysmë më parë se zona do të goditej nga raketa iraniane.

Oficerët i thanë CNN të shtunën se shumica e ushtarëve amerikanë ose kishin fluturuar nga baza al-Asad deri në orën 11:00 të martën të kohës lokale ose po strehoheshin në bunkerë - duke pritur derisa raketat të binin rreth orës 01:30 të së mërkurës, transmeton Telegrafi.


Sulmi raketor iranian zgjati rreth dy orë. Sipas CNN, zona e vetme e bazës që ishte në shënjestër ishte aty ku ishin përqendruar ushtarët amerikanë.

Raketat zbarkuan vetëm disa metra larg bunkerëve, dhe oficerët i thanë CNN se ishte një mrekulli që nuk pati viktima.

23282392 7877147 image m 37 1578780227230

Pentagoni tha që Irani kishte nisur 16 raketa balistike me rreze të shkurtër, ku të paktën 11 prej tyre goditën bazën ajrore al-Asad të Irakut dhe një që goditi një objekt në Erbil, por nuk shkaktoi dëme të mëdha.

23282390 7877147 image m 35 1578780198482

Iranianët u përgatitën për sulmet me raketa në dy bazat ajrore Irakiene që strehonin trupat amerikane duke menduar që inteligjenca amerikane nuk mund të zbulonte planet përmes satelitëve dhe përgjimit, i thane këta zyrtarë TIME-s.

Inteligjenca arriti të kapte kërcënimin e sulmeve gati tre orë para se ato të ndodhnin, sipas zyrtarëve amerikanë. /Telegrafi/

23282388 7877147 image m 41 1578780284761

23282390 7877147 image m 35 1578780198482 1

23182486 7867961 image a 60 1578553297552