Liam Payne, i njohur si një nga anëtarët e famshëm të grupit “One Direction”, ka humbur jetën në një incident të trishtueshëm në Buenos Aires.

Pamjet nga Buenos Aires, të publikuara nga SkyNews, tregojnë një automjet që transporton trupin e Liam Payne nga hoteli në morg.


31-vjeçari vdiq pasi u rrëzua nga një ballkoni i katit të tretë në CasaSur, ku po qëndronte në kryeqytetin e Argjentinës.

@tales1618

Visit TikTok to discover videos!

Sipas një zyrtari lokal, këngëtari ra në oborrin e hotelit CasaSur, i cili ndodhet në lagjen e njohur të Palermos.

Alberto Crescenti, kreu i sistemit të urgjencës mjekësore shtetërore, konfirmoi se ai u gjet pa jetë në këtë hotel.

Lajmi është raportuar nga SkyNews, duke tronditur fansat e tij dhe komunitetin e muzikës. /Telegrafi/