LAJMI I FUNDIT:

Pamje të përleshjes së armatosur mes policisë dhe grabitësve në Suharekë

Pamje të përleshjes së armatosur mes policisë dhe grabitësve në Suharekë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurën në qytetin e Suharekës – disa persona të maskuar, e të armatosur kanë grabitur një argjendari.

Policia pas njofimit për grabitje, ka reaguar derisa ka pasur gjuajtje me armë.

Si pasojë, një polic është plagosur në këmbë dhe një tjetër është lënduar.


Një video-incizim është publikuar në rrjetin social Facebook, në të cilën shihet përballja e Njësisë së Policisë me grabitësit.

Në video shihet teksa vetura e policisë ndalet dhe më pas një polic gjuan më armë zjarri në drejtim të grabitësve të armatosur.

Më pas polici shihet teksa shtrihet në tokë duke u mbrotjur nga sulmuesit.

Ndërsa, pak orë pas grabitjes, ekipet e Policisë, forenzika, dhe zyrtarë nga Prokuroria e Prizrenit kanë dalë në vendin e ngjarjes për të parë nga afër situatën.

Po ashtu janë duke mbledhur provat e nevojshme te cilat do të bëhen pjesë e dosjes penale ndaj personave të dyshuar të cilët kryen grabitjen në një argjendari./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Kalo në kategori