Pamje që vënë në pah natyrën "e fshehtë" të gjarprit - zvarraniku gjendet i mbështjellë rreth rezervuarit të një skuteri

Videoja e një gjarpri të mbështjellë rreth rezervuarit të benzinës së një skuteri është bërë virale në rrjete sociale.
Megjithëse vendndodhja e incidentit është e panjohur, kalimtarët që dëgjohen duke folur na lënë të nënkuptojmë se ngjarja ka ndodhur në Indi, përcjell Telegrafi.
Bëhet e ditur se gjetja e papritur e gjarprit i ka tronditur dhe alarmuar shikuesit, pasi nxjerr në pah natyrën e fshehtë të zvarranikut.
Videoja ka marrë mijëra pëlqime dhe shikime me shumë përdorues që e komentojnë atë si befasuese, por edhe shokuese. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































