LAJMI I FUNDIT:

Pamje nga vendi që po lufton me një uri shkatërruese – aty ku thatësira i ka detyruar njerëzit të ‘hanë edhe gjërat më të pabesueshme’

Pamje nga vendi që po lufton me një uri shkatërruese – aty ku thatësira i ka detyruar njerëzit të ‘hanë edhe gjërat më të pabesueshme’

Njerëzit në Madagaskar kanë ngrënë gjëra nga më të ndryshmet, ndërsa kombi ishull po lufton me një uri shkatërruese.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, katër vjet thatësira kanë lënë pjesën jugore të vendit në një situatë gjithnjë e më të dëshpëruar, me Programin Botëror të Ushqimit duke paralajmëruar muajin e kaluar se më shumë se 1.1 milion njerëz atje janë ‘të pasigurt me ushqim’.

Por ky numër – i cili përfshin rreth 14,000 njerëz që tashmë përballen me ‘kushte katastrofike’ – pritet të rritet vetëm ndërsa po shkojmë drejt fundit të vitit 2021.

Punëtorët veteranë të ndihmës thonë se situata në ishullin e Oqeanit Indian është më e keqja që ata kanë parë ndonjëherë, me vendasit që marrin masa gjithnjë e më të dëshpëruara në një përpjekje për të shmangur urinë.

Lomba Hasoavana, shpjegoi për Metro.co.uk: “Unë jam duke parë njerëz që ecin për një ditë të tërë me biçikletë për të blerë një grumbull bananesh”.

Siç vë në pah mediumi britanik, OKB-ja në mënyrë të qartë lidh thatësirën – e cila në maj tha se ishte më e keqja në 40 vjet – me ndryshimin e klimës.

Dhe Programi Botëror i Ushqimit (WFP) thotë se vendi me 26 milionë banorë nuk “ka kontribuar aspak” në krizën mjedisore por po “paguan çmimin më të lartë”.

Madje drejtori ekzekutiv David Beasley tha se situata ishte “e mjaftueshme për të të përlotur”.

“Familjet kanë muaj që jetojnë me fruta të papërpunuara të kaktusit të kuq, gjethe të egra dhe karkaleca”, shpjegoi ai.

Graviteti i situatës ka detyruar gjithashtu mijëra njerëz të lënë shtëpitë e tyre për të kërkuar ushqim, sipas WFP.

Ndërkohë, drejtorja rajonale e organizatës në Afrikën e Jugut, Lola Castro, tha se ‘nuk kishte parë kurrë diçka kaq të keqe’ përveç në vitin 1998 në atë që tani është Sudani i Jugut, pas 28 vitesh punë për WFP në katër kontinente. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori