Ky është momenti i tmerrshëm kur një stuhi me shpejtësi 160 km/orë “përplasi” një aeroplan pasagjerësh në një ishull pushimesh.

Erërat e forta gati e përmbysën aeroplanin ndërsa ishte ndaluar në pistën e Aeroportit të Calvi-t në Korsikë, përcjell Telegrafi.


Pamjet dramatike – të publikuara nga mediat botërore të shtunën – tregonin aeroplanin "duke u lëkundur dhe duke u përpjekur të qëndrojë drejt, duke sfiduar” erën e fortë".

Kjo vjen ndërsa pasojat e uraganit Erin shkaktojnë kaos në të gjithë Evropën - me stuhi të dhunshme, shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta që godasin shumë vende.

Italia dhe Franca kanë qenë ndër më të goditurat, ku u regjistruan erëra me forcë uragani që arritën shpejtësinë 160 km/orë.

Stuhitë kanë rrëzuar pemë, kanë dëmtuar shtëpi dhe kanë shkaktuar përmbytje. /Telegrafi/