Paltrow dhe Law në një skandal ‘telefonik’

Aktorët janë në mesin e dhjetëra të famshmëve, përfshirë supermoden Elle Macpherson, dhe disa politikanë britanik, telefonat e të cilëve thuhet se kanë qenë cak i News of the World.
Gazetarët thuhet se kanë pasur qasje në mesazhet me zë të personave të famshëm dhe të pasur dhe i kanë përgjuar ata për të nxjerrë thashetheme për gazetë.
Më herët, redaktori Clive Goodman ishte dënuar me katër muaj, në janar të vitit 2007, për shkak se kishte përgjuar mesazhet me zë të lëna për Princin William.
Kompania që ka në pronë News of the World më herët kishte paguar 1.5 milionë euro personave të ndryshëm të përgjuar, në marrëveshje jashtë gjyqësore. Zëdhënësi i News of the World megjithatë i ka mohuar këto të fundit.
Nga
Telegrafi
09/07/2009
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































