LAJMI I FUNDIT:

Paloka i reagon Ramës: Po e vazhdon lojën e Serbisë, ish-luftëtarët e UÇK-së kanë nevojë për mbështetje

Paloka i reagon Ramës: Po e vazhdon lojën e Serbisë, ish-luftëtarët e UÇK-së kanë nevojë për mbështetje

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar lidhur me procesin e nisur sot në Hagë, ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Paloka përmes një shkrimi në Facebook, thotë se Rama po vazhdon të bëjë lojën e Serbisë.

“Skandaloze! Sot kur ish-luftëtarët e UÇK-së kanë nevojë për mbështetje, kur të gjithë duhet te jemi në krah të Kosovës për të mos lejuar baltën e Beogradit ta bëjë pis, Edi Rama vazhdon të bëjë lojën e Serbisë. Pse?”, shkruan Paloka.


Një gjyqtar i procedurës paraprake i Speciales, ka konfirmuar aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, ish-presidentit Hashim Thaçi, krye-parlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ndaj shefit të Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimit.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë bërë në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzon krerët e UÇK-së se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori