Cole Palmer ka zbuluar detaje të takimit të tij me Donald Trump pas finales së Kupës së Botës për Klube, ku Chelsea triumfoi ndaj PSG-së me rezultat 3-0.

23-vjeçari ishte protagonisti kryesor në këtë ndeshje, duke shënuar dy gola dhe dhënë një asist, për të ndihmuar Chelsean të sigurojë trofeun në MetLife Stadium, New Jersey.


Pas ndeshjes, Palmer u shpall lojtari më i mirë i turneut dhe çmimin ia dorëzoi vetë Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili ishte i pranishëm në ceremoni.

Trump nuk u tërhoq nga vëmendja as gjatë ngritjes së trofeut, duke qëndruar pranë kapitenit Reece James, i cili më vonë deklaroi se nuk kishte dëgjuar shumë për shkak të zhurmës, por se Trump e përgëzoi ekipin.

Palmer, nga ana e tij, pranoi se ishte i befasuar nga prania e Trump në skenën e festimeve dhe tha se situata ishte “e çuditshme dhe paksa e hutueshme”.

Në një intervistë për gazetën Mail, Palmer tregoi se Trump i tha: “Djali im është fansi yt më i madh”.

"Realist, nuk mbaj mend çfarë i thashë, besoj se i thashë vetëm ‘Faleminderit’", shtoi ai.

Aktualisht, Palmer po i kalon pushimet në Saint Kitts dhe Nevis, duke vizituar familjen dhe duke shijuar disa ditë qetësie pas sezonit të suksesshëm me Chelsean.

telegrafi sport app