LAJMI I FUNDIT:

Palmer: Ndryshimi i kufijve nuk është në agjendë të dialogut, duam njohje të ndërsjellë

Palmer: Ndryshimi i kufijve nuk është në agjendë të dialogut, duam njohje të ndërsjellë

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer ka thënë se nuk ka afat të prerë për dialogun, por sa më shumë që zgjat procesi i dialogut, aq më i vështirë do të jetë, duke shtuar se SHBA dëshiron një marrëveshje që përfundon me njohje të ndërsjellë.

Palmer në televizionin publik u shpreh se çështja e dialogut është mirë të kryhet sa më shpejtë që është e mundur.

Sa i përket Asociacionit, Palmer ka thënë se palët e përfshira në dialog duhet të respektojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani.

“Palët duhet t’i respektojnë të gjitha marrëveshjet e arritura. E kuptoj që ka parametra të marrëveshjes së Asociacionit që duhet të diskutohen, por kjo s’duhet ta pengojë procesin. Nuk do t’ju tregojë se çka duhet të bëjë Kosovë. Qeveria e Kosovës vendos se si do t’i qaset kësaj çështjeje”, ka thënë Palmer.

Më tej, ai deklaroi se vendimi për ndryshime kushtetuese, të cilat janë diskutuar së fundmi, i takon Kosovës.

“Kosova duhet të shoh se cilat janë mundësitë e saj, çka ka Kosova për t’i dhënë këtij procesi. Nuk është e lehtë”.

Sa i përket ndryshimit të kufijve, Palmer tha “nuk mendoj se është në agjendë një gjë e tillë. Nuk më takon mua t’i identifikojë vijat e kuqe në këtë proces. Pala kosovare ka qenë mjaft e qartë në këtë çështje”.

Tutje theksoi se SHBA dhe BE nuk kanë asnjë dallim dhe kundërthënie sa i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk janë kundërthënëse. Shkojnë në të njëjtin drejtim. Do të dëshironim një marrëveshje për normalizimi e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Serbisë dhe Kosovës, e cila në mënyrë ideale për ne përqendrohet në njohjen e dyanshme, e cila, siç e shohim ne, vërtetë e vë këtë çështje prapa krahëve dhe hap rrugëtim të pastër evropian për të dy vendet”, ka thënë tutje ai.

Sipas tij, SHBA-të nuk janë palë në negociata, por janë hisedarë në këtë proces.

“Jemi partnerë të përkushtuar për Shërbimin për Veprim të Jashtëm Evropian (EEAS), për Miroslav Lajçakun, jemi partnerë të përkushtuar për Kosovën, jemi partnerë të përkushtuar për Serbinë. Pra, edhe nëse nuk jemi ulur në tavolinë apo në sallë kur debatohet për çështje të ndryshme, kemi folur për këto çështje me të gjitha palët në proces në raste të shumta. Kemi pamje shumë të mirë e të qartë për cilat çështje po debatohet. Jemi pjesë e bisedës. Pra, në këtë kuptim, po marrim pjesë në negociata edhe nëse nuk jemi palë në to”, tha Palmer.

I pyetur drejtpërdrejt nëse SHBA-të do të emërojnë një të Dërguar të Posaçëm për këtë proces, Palmer ka thënë se nuk dëshiron ta shikojë këtë në “sferën e kristaltë” dhe të thitë se çka do të sjellë e ardhmja.

“Por do t’ju them se tash për tash, SHBA-ja është e angazhuar në proces, po i kushton vëmendje të posaçme procesit. Jam këtu sot për të demonstruar se Miro Lajçaku dhe unë jemi miq të mirë, flasim në telefon për këto çështje të paktën një herë në javë, takohemi rregullisht. Jemi të përkushtuar dhe të angazhuar ndaj procesit të promovimit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, shtoi tutje ai.

Palmer më pas ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk po qëndrojnë në margjina të këtij procesi.

“Drejtpërdrejt jemi të angazhuar dhe të përfshirë në mbështetjen e negociatave. Kjo në të vërtetë është edhe pjesë e porosisë së vizitës sime të përbashkët me Miroslav Lajçakun për të theksuar sa thellë është e përkushtuar, e përfshirë dhe e angazhuar SHBA-ja në këtë proces. E sa i përket deri në ç’masë Kosova dhe populli i saj, udhëheqja e Kosovës shohin kah SHBA-ja për të avokuar në këtë proces, një aleate, mbështetëse e procesit të normalizimit, atëherë po, ata duhet jenë të sigurt që Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për këtë proces, janë mbështetëse të forta të lehtësimit të procesit nga ana e BE-së, por janë shumë të angazhuara dhe të përfshira në përpjekje për një marrëveshje të drejtë, të qëndrueshme dhe që hap perspektivën evropiane për Kosovën dhe për Serbinë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori