LAJMI I FUNDIT:

Palma “elegans”: Palma tepër e bukur e sallonit për kënd të shndritshëm në banesë

Palma “elegans”: Palma tepër e bukur e sallonit për kënd të shndritshëm në banesë

Kjo bimë e qëndrueshme e dhomës ka shumë emra – “Palma e sallonit”, “Elegans”, ndërsa ka prejardhje nga xhunglat e Meksikës Juglindore dhe Guatemala

Kjo pjesëtare e familjes së madhe të palmave arrin lartësi relativisht të vogël në kushte dhome – Chamaedorea Elegans zakonisht nuk kalon lartësinë 1,20 m, transmeton Telegrafi.


Kultivuesit për qendrat kopshtare më së shpeshti mbjellin më shumë fara në të njëjtën saksi, andaj arrijmë të kemi bimë në formë shkurresh të cilat i stolisin, fletët e buta në formë pendlash.

“Elegans” është bimë shumë e qëndrueshme, që do të thotë që do të përballojnë edhe vendin në gjysmëhije dhe temperatura të ulëta, por do të përballojë edhe ujitjen e tepërt. Mirëpo, më shumë do t’i pëlqejë nëse për të zgjidhni ndonjë kënd më të shndritshëm në banesë, më mirë që ajo të jetë dritë indirekte, e filtruar.

Kushtoni kujdes që të mos jetë drejtpërdrejt nën rreze të diellit, sepse ato do t’i shkaktojnë njolla të errëta në fletë.

E njohur edhe me nofkën “Palmë salloni”, Chamaedorea më së shumti do substrat të kulluar, ndërkaq nuk rekomandohet ushqimi i tepërt – kjo do të thotë një herë në muaj në pranverë dhe verë dhe një herë në dy muaj gjatë vjeshtës dhe dimrit.

Kini parasysh që palmat kanë rrënjë të gjata, andaj do të ishte mirë që saksia të jetë e thellë dhe e ngushtë. /Telegrafi/