LAJMI I FUNDIT:

Palltot më të bukura për sezonin vjeshtor: Modele elegante për çdo ditë!

Palltot më të bukura për sezonin vjeshtor: Modele elegante për çdo ditë!

Vishni edhe në stilin tuaj, dhe do të jetë një mrekulli

Pos çizmeve tepër të bukura dhe çantave, sezoni vjeshtor na sjell edhe një rrobë veshjeje më të bukur – pallton.


Disenjatorët çdo vit janë gjithnjë e më kreativë dhe, siç mund edhe të vërejmë, janë gjithnjë e më të thjeshtë në kreacionet e tyre, andaj tani vitrinat janë përplot me pallto elegante, të cilat secilës damë në çdo rast i japin dozë elegance.

Ngjyrat e preferuara të palltove këtë sezon do të jenë rozë paksa e mbyllët, e bardhë dhe bezhë, ngjyra e ullirit është e pashmangshme, por edhe e gjelbra, e hirta dhe e zeza, të cilat në decenien e fundit janë të paevitueshme dhe gjithmonë në trend.

Gjithashtu dezeni me katrorë aktualisht është ndër më të popullarizuarit, që shumë shpesh do t’i shohim në damat me stil në muajt e vjeshtës, transmeton Telegrafi.

Më poshtë shikoni disa nga palltot më të bukura të cilat do t’i bartim gjatë vjeshtës!

/Telegrafi/