LAJMI I FUNDIT:

​Palët në Hagë debatojnë rreth nxjerrjes së materialeve, avokati i Kadri Veselit thotë se prokuroria po e keqpërfaqëson çështjen

​Palët në Hagë debatojnë rreth nxjerrjes së materialeve, avokati i Kadri Veselit thotë se prokuroria po e keqpërfaqëson çështjen

Në Hagë po mbahet konferenca e shtatë mbi ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Palët kanë debatuar rreth nxjerrjes së materialeve për çka avokatët kanë kritikuar prokurorinë për vonesë në nxjerrjen e materialeve.


Zyra e Prokurorit të Specializuar ka afati deri më 27 shtator të paraqesë materialet e siguruar, ndërkohë deri tani janë dorëzuar vetëm 75% e tyre. Mbrojtja ka deklaruar që materialet përbëhen nga shumë faqe dhe u nevojitet kohë t’i analizojnë, meqë sipas tyre, kanë pranuar materiale shumë voluminoze.

Në seancën e sotme, prokurorja Claire Lawson ka deklaruar se kanë në dispozicion edhe disa pako të tjera me materiale që pretendojnë t’i nxjerrin.

Ajo ka shtuar se mund të jetë e nevojshme të bëhen edhe redaktime lidhur me emrat e dëshmitarëve dhe të ekspertëve, ndërkohë që ka kërkuar zgjatje të afatit lidhur me përkthimet për çka u kuptua se kjo mund të marrë kohë disa muaj.

Lawson nuk ka treguar ndonjë afat se kur mund të përfundojnë nxjerrjen e materialeve.

“Për fat të keq, nuk mund të jem më e saktë se ajo që ishte sepse nuk kemi marrë materialet për të cilat kemi kërkuar ndryshimin e masave, nuk e dimë sasinë e materialeve që do të që shoqërojnë atë kërkesë”, ka thënë prokurorja kur është pyetur rreth materialeve që do t’i nxjerrin para datës 27 shtator.

Kjo ka ngjallur reagimin e avokatit të Kadri Veselit, Ben Emmerson i cili ka quajtur prokurorinë jo profesionale.

“Ky është edhe një shembull tjetër i mënyrës si sillet prokuroria. Unë kërkova të më kërkojnë falje për mënyrën se si e kanë keqreprezentuar çështjen e tyre dhe këtë nuk e mora. Por ta lëmë këtë anash, të gjithë në këtë sallë dhe ata që na shohin nuk ka asgjë konstante lidhur me punën e prokurorisë sikur të kishte qenë ashtu do të ishim të gatshëm për gjykim, ne po na thuhet tani se kemi materiale të cilave nuk ua dimë sasinë e saktë që duhet të nxjerrën dhe ata tashmë e dinë se nuk janë në gjendje ta nxjerrin këtë material brenda afateve. Unë këtë e kam të vështirë ta kuptoj, se si mundet një material kaq voluminoz që duhet ende të përkthehet në anglisht dhe prokuroria nuk flet shqip dhe ka vendosur këtë material ta përdorë në gjykim, ka teknika të ndryshme që ka përdorur kjo prokurori e pandershme që të ju mashtroj lidhur me atë se kur është e gatshme të fillojë gjykimi por ky nivel i jo profesionalizmit”, ka thënë Emmerson derisa është ndërprerë nga gjykatësi i procedurës paraprake, i cili i ka kërkuar të mos i drejtohet prokurorisë me një gjuhë të tillë.

Avokatët kanë deklaruar se prokuroria është vonuar me nxjerrjen e pakove, gjithashtu kanë kritikuar se janë nxjerrë shumë pako njëkohësisht dhe të gjitha sipas tyre kërkojnë analiza.

Mbrojtja e Hashim Thaçit, avokati Gregory W.Kehoe ka thënë se ka paqartësi rreth materialeve që pritet të dorëzohen deri më 27 shtator.

“Nuk jam ende i qartë me vëllimin e materialeve që duhet të marrim deri më 27 shtator, dua të tërheq vëmendjen tuaj dhe më falni nëse nuk e them atë që duhet, por dua që të vazhdoj nga ato që thatë në konferencën e fundit kur Prokuroria tha që janë në rrugën e duhur lidhur me nxjerrjen e materialeve të rregullës 102 1 b dhe si rrjedhojë që nga ajo seancë apo pas saj kemi marrë mbi 11 mijë dokumente, 10 mijë prej të cilave ishin të rregullës 102 a dhe b. Lidhur me rregullën 102 1 b ishin 11 mijë dokumente, 8 mijë e 542 prej tyre ishin të rregullës 102 b, pra 75% e dokumenteve që kemi marrë që lidhen me rregullën 102 1 b i kemi marrë në bazë të seancës së fundit që ishte në fakt afati fillestar q vendoset. E kuptoj që ju e vutë afatin 27 por të marrës 75% të dokumenteve të rregullës 102 b gjatë kësaj periudhe më bënë të mendoj dhe lidhet me kërkesën tuaj për njoftim sipas rregullës 102 3m sepse nuk kemi fare kohë për t’i përtypur të gjitha këto. Ndërsa nuk janë 8 mijë e 542 faqe, janë 8 mijë e 542 dokumente dhe përbëjnë shumë”, ka thënë avokati i Thaçit.

Ai ka thënë se u nevojitet kohë për të lexuar e analizuar materialet ndërkohë ka kërkuar të dinë se sa të tilla do t’i marrin.

“Po flas në emër të zotit Thaçi sigurisht por edhe kolegët janë të shqetësuar për të njëjtën gjë, kemi diskutuar për nxjerrjen e dokumenteve që vazhdon për një periudhë kaq të gjatë kohore dhe kur do të mbarojë që ne të ulemi me klientët të cilët duhet të dinë se cilat do të jenë provat për kundrejt diçka që vazhdon pafundësisht. Ky është në fakt shqetësimi më i madh që kemi, pra për çka bëhet fjalë, çfarë do të marrim”, ka thënë mbrojtja e Thaçit.

Ndërsa avokati Emmerson ka thënë se prokuroria duhet të kërkojë falje meqë e njëjta muaj më parë ka deklaruar që së shpejti do të jetë e gatshme për gjykim dhe ka mbajtur ish-krerët e UÇK-së në paraburgim, por tani nuk është afër nxjerrjes së materialeve.

“Prokuroria vazhdimisht dhe vetë zoti Smith dhe kolegia e nderuar nga prokuroria u ngritën dhe thanë para jush se i gjithë qëllimi ishte të sigurojë që mos të ndodhnin vonesa të tilla dhe se ata do të ishin të gatshëm për gjyq që atë kohë, por ne ndërkohë kemi dëgjuar se në minutën e fundit që është muaji i fundit 75% të materialeve të prokurorisë janë nxjerrë, të akuzuarit janë mbajtur në paraburgim me shpresën që prokuroria do të ishte e gatshme dhe ne duhet të kemi parasysh sa do të zgjasë para-procesi gjyqësor, prokuroria u përgjigj se ne po i sajojmë si të thuash këto gjëra për të siguruar lirimin provizor. Dua të dëgjoj, e kem bërë pyetjen edhe më përpara dhe kolegia ishte ajo që e bëri këtë vlerësim, dhe dua të dëgjoj atë që të kërkojë falje për këtë, që të akuzuarit vazhdojnë të mbetën në paraburgim. Prokuroria e ka ditur gjatë gjithë këtyre seancave se 75% e materialeve nuk ishte bërë e njohur, e kane ditur, e dinë se çfarë ka dhe çfarë thonë dhe ju keq drejtuan, duhet ta thonë hapur, të gjithëve na gënjyen si të thuash, nuk ka parë njëri të sillet sikur kjo të ishte diçka normale, nuk është normale, është jo normale që një prokuror i përgjegjshëm të sillet në këtë mënyrë, më vjen keq, por kështu është dhe nuk shoh asnjë shenjë nga ana e tyre që të ndjehen keq, të pranojnë, apo të shqetësohen për mungesën e profesionalizmit të tyre si prokuror”, ka thënë ai.

Ndërsa ZPS ka bërë të ditur se prej konferencës së fundit janë nxjerrë 24 paketa, të rregullës 102(b) dhe të tjera janë duke u bërë gati të nxjerrë nderi më 27 shtator.

“Përveç tre dëshmitarëve ndërkombëtarë, është edhe një dëshmitar lidhur me të cilin vazhdojnë diskutimet për masat mbrojtëse për ndryshimin e masave mbrojtëse shpresojmë të mund t’i nxjerrim në afatin e duhur intervistat e tyre, por nuk është e sigurt nëse intervista e parë do të jetë e disponueshme atë ditë. Ka gjashtë persona për të cilët i kemi nxjerr transkriptet e para dhe kemi kërkuar ndryshimin e masave mbrojtëse për të mund kur të nxjerrim versione më pak të redaktuara, kërkesa është miratuar por po presim marrjen e materialeve, e kuptojmë që përgatitja e tyre është një çështje që kërkon shumë punë kështu që nuk kemi konfirmim ende nga palët e treta nëse do t’i përgatisin dhe të na japin në kohën përkatëse. Këto janë çështjet ku kemi njëfarë pasigurie nëse do të jemi apo jo në gjendje të realizojmë afatin e 27 shtatorit”, ka thënë prokurorja.

Ajo ka kërkuar zgjatje të afatit për përkthimet dhe ka thënë se nuk janë të sigurt nëse përkthimet do të përfundojnë në muajin dhjetor.

Lidhur me këtë ka reaguar mbrojtja e Veselit, avokati Ben Emmerson.

“Është çështje parimi, pse na thonë që do të kalojnë shumë muaj përpara se prokuroria të mund të nxjerrë materialet e përkthyera të rregullës 102 (1) (b) , është e çuditshme, sepse siç e kuptoj unë materialet e 101 (b) prokuroria do ta ketë vendosur nëse do t’i përdorë këto materiale në gjyq, ndryshe nuk do të ishin materiale të rregullës 102 b si mund ta kenë bërë këtë pa përkthim”, ka thënë ai.

Në konferencën e shtatë mbi ecurinë e çështjes gjyqësore në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, avokatët kanë propozuar që të bëhet nën-kategorizimi në nxjerrjen e materialeve, duke theksuar ato të rregullës 102 (a), por sipas prokurorisë ky është proces i vështirë dhe nuk kanë burime për një gjë të tillë aktualisht.kp/Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori