LAJMI I FUNDIT:

Palestina reagon ndaj Kosovës dhe Serbisë

Palestina reagon ndaj Kosovës dhe Serbisë

Udhëheqja palestineze deklaroi se do të ndërpresë marrëdhëniet me vendet që hapin ambasadë në Jerusalem ose transferojnë ambasadën nga Tel-Avivi në Jerusalem.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP), Saib Ureykat në një deklaratë të bërë nëpërmjet “Twitter”, pa përmendur emër, paralajmëroi Serbinë që mori vendim për të transportuar ambasadën nga Tel-Avivi në Jerusalem dhe Kosovën që duke njohur Izraelin deklaroi se do të hapë ambasadë në Jerusalem.


Ureykat i bëri thirrje të gjitha vendeve të respektojnë drejtësinë ndërkombëtare dhe shtoi: “Palestina do të ndërpresë marrëdhëniet me vendet që do të hapin ambasadë ose transferojnë ambasadën nga Tel-Avivi në Jerusalem. Thyerja e drejtësisë ndërkombëtare nuk tregon fuqi, madje e kundërta, është tregues i dobësisë”, transmeton tch.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në datën 4 shtator kishte deklaruar se Serbia do të transferuar ambasadën e saj nga Tel-Avivi në Jerusalem kurse Kosova do të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin.

Gjatë deklaratës së Trumpit në Shtëpinë e bardhë në kamera u pasqyrua habia e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ndërkaq Kryeministri i Izraelit, Binyamin Netanyahu kishte deklaruar se Kosova, që ka marrë vendim për të normalizuar marrëdhëniet me vendin e tij, do të hapë ambasadë në Jerusalem.