Palestina do të luajë një ndeshje miqësore në Spanjë për të nderuar viktimat e gjenocidit

Ekipi kombëtar i Palestinës do të luajë një ndeshje miqësore në Bilbao në muajin nëntor, për të nderuar viktimat e gjenocidit në Gaza.
Ndeshja do të jetë kundër ekipit kombëtar bask, të cilin FIFA nuk e njeh si zyrtar.
Kjo ndeshje është planifikuar për 15 nëntor në stadiumin ‘San Mames’ dhe organizohet nga Federatat e Futbollit Bask dhe Palestinez.
The Basque Country will host the Palestinian national football team on November 15 at San Mamés.
The Palestinian Football Federation confirmed that the friendly match on November 15 aims to show solidarity with the Palestinian people. pic.twitter.com/v8MvL8zR7R
— Antifa_Ultras (@ultras_antifaa) September 17, 2025
Ndeshja shkaktoi entuziazëm në Autoritetin Palestinez dhe i kushtohet kujtimit të viktimave të konfliktit në Rripin e Gazës.
Gjatë Ligës së Kampionëve, tifozët e Athletico Bilbaos mbajtën lart një pankartë me flamurin palestinez me mesazhin: "Ne do të jemi me ju nga sot deri në ditën e fundit".

Ndërsa Spanja dënon publikisht veprimet ushtarake izraelite, disa rajone, si Madridi, ndalojnë flamujt palestinezë në shkolla dhe stadiume.
Flamujt palestinezë u hoqën gjithashtu nga hyrja e stadiumit ‘Santiago Bernabeu’ para ndeshjes së Real Madridit kundër Olympique Marseille.
Situata në rajon vazhdon të shkaktojë polemika dhe ngjarjet sportive në Spanjë po bëhen gjithnjë e më shumë një hapësirë për shprehjen e pikëpamjeve politike. /Telegrafi/


















































