LAJMI I FUNDIT:

Paketa me vapes për një milion duhanpirës në Mbretërinë e Bashkuar si pjesë e skemës ‘shkëmbim për ndalim’

Paketa me vapes për një milion duhanpirës në Mbretërinë e Bashkuar si pjesë e skemës ‘shkëmbim për ndalim’

Grave shtatzëna në Mbretërinë e Bashkuar do t’u ofrohen deri në 400 paund për të lënë duhanin, si pjesë e një shtytjeje që qeveria ka thënë se është “e para e këtij lloji në botë”.

Një milion duhanpirësve do t’u ofrohen komplete të vape si pjesë e një skeme të qeverisë të titulluar “shkëmbim për ndalim” e që qëllim ka ta bëjë vendin “pa duhanpirës”

Paketat do t’i ofrohen pothuajse një në pesë nga të gjithë duhanpirësit në Angli, si pjesë e një shtytjeje që është “e para e këtij lloji në botë”, pritet të njoftojë të martën Ministri i Shëndetësisë Neil O’Brien.


Grave shtatzëna do t’u ofrohen deri në 400 paund për të lënë duhanin dhe do të fillojë një konsultë për prezantimin e këshillave të detyrueshme për lënien e duhanit që do të vendosen në paketa cigaresh.

Aktivistët i quajtën masat “hapat e mirëpritur në drejtimin e duhur”, por thanë se ato “nuk janë të mjaftueshme”, raporton sky news.

Ekspertët presin gjerësisht se zotimi për të çliruar vendin nga tymi i duhanit deri në vitin 2030 – që barazohet me uljen e normave të pirjes së duhanit në më pak se 5% – nuk do të arrihet nëse nuk ndërmerren masa të mëtutjeshme.

Siç raporton mediumi ministri O’Brien do të nisë skemat e reja në një fjalim të martë, nga ku ai pritet të thotë: “Deri në dy nga tre duhanpirës të përjetshëm do të vdesin nga pirja e duhanit. Cigaret janë i vetmi produkt në shitje që do t’ju vrasë nëse përdoret si duhet.

“Ne do t’i ofrojmë një milion duhanpirësve ndihmë të re për ta lënë duhanin. Do të financojmë një skemë të re kombëtare ‘shkëmbim për ndalim’ – i pari i këtij lloji në botë.

“Ne do të punojmë me të gjitha mekanizmat për t’u ofruar një milion duhanpirësve në të gjithë Anglinë një çantë me vapes.”

Një përzgjedhje e produkteve, pikave të forta dhe shijeve do të ofrohet për t’i lejuar duhanpirësit të gjejnë produktin më të mirë për ta.

Zyrtarët thonë se kjo është skema e parë e këtij lloji që shtrihet në mbarë vendin.

Financimi i skemës ‘shkëmbim për ndalim’ – sipas vlerësimeve pritet të kushtojë rreth 45 milionë paud gjatë dy viteve – buxhet ky që do të vijë nga buxheti i Departamentit të Shëndetësisë dhe Kujdesit Social.

Zyrtarët thonë se 9% e grave ende pinë duhan gjatë shtatzënisë në Angli dhe shpresojnë se një nxitje financiare së bashku skemën e re do t’i bëjë të gjitha ato të ndalojnë deri në fund të vitit.

Ndërsa detajet ende nuk janë përcaktuar, zyrtarët presin që kuponët do të jenë të disponueshëm gjatë gjithë shtatzënisë dhe mund të arrijnë deri në 400 paund nëse i plotësojnë të gjitha kushtet.

Deborah Arnott, shefja ekzekutive e fushatës ‘Action on Smoking and Health’, tha: “Vapes rrisin shanset e duhanpirësve për ta lënë duhanin me sukses, ashtu si kuponat për shtatëzënat që pijnë duhan, kështu që këto janë hapa të mirëpritur në drejtimin e duhur, por nuk janë aspak të mjaftueshme. ”

Vitin e kaluar, një rishikim i madh i udhëhequr nga Dr Javed Khan tha se duhani duhet të ndalohet në hapësirat e jashtme si lokalet e birrës, trotuaret e kafeneve dhe plazhet.

Ai gjithashtu tha se vapes duhet të promovohet si një mjet për të ndihmuar njerëzit të ndalojnë përdorimin e duhanit.

Por ai pranoi se vapes nuk janë një “plumb argjendi”, as nuk janë “krejt pa rrezik”, megjithëse u tha se alternativa e pirjes së duhanit ishte shumë më e keqe.

Sarah MacFadyen nga shoqata bamirëse e mushkërive Asma + Mushkëri tha se “vapes nuk do të funksionojë për të gjithë” dhe se duhanpirësit kanë nevojë për “shërbime për të ndaluar pirjen e duhanit që ofrojnë mbështetje të personalizuar, të financuara siç duhet nëpërmjet një takse për industrinë e duhanit”.

Njoftimi i fundit vjen në krye të planeve për të goditur shitjen e paligjshme të cigareve elektronike për moshat nën 18 vjeç.

Në trend Botë

Më shumë
“Këtë herë ishte ndryshe”: Gruaja izraelite kujton shpërthimet e tmerrshme të raketave iraniane

“Këtë herë ishte ndryshe”: Gruaja izraelite kujton shpërthimet e tmerrshme të raketave iraniane

Botë
Ushtria izraelite publikon pamjet me të cilat pretendon se trupat e saj janë “futur” në Liban

Ushtria izraelite publikon pamjet me të cilat pretendon se trupat e saj janë “futur” në Liban

Azia
Vritet një komandant i ushtrisë izraelite në Liban

Vritet një komandant i ushtrisë izraelite në Liban

Azia
Po kthehej në shtëpi nga një natë plotë argëtim, rusja filmohet nga mikesha kur rrëzohet për vdekje derisa po këndonte

Po kthehej në shtëpi nga një natë plotë argëtim, rusja filmohet nga mikesha kur rrëzohet për vdekje derisa po këndonte

Evropa
“Duhet të zbresim nga çatia”, momenti kur gazetari i CNN-it ndërpret raportimin nga raketat iraniane që binin në Izrael

“Duhet të zbresim nga çatia”, momenti kur gazetari i CNN-it ndërpret raportimin nga raketat iraniane që binin në Izrael

Azia
Sherifi futet në zyrën e gjyqtarit në Kentucky dhe e qëllon për vdekje me armë, mbi të shkrep disa plumba

Sherifi futet në zyrën e gjyqtarit në Kentucky dhe e qëllon për vdekje me armë, mbi të shkrep disa plumba

Amerika
Kalo në kategori