Paketa e masave të NATO-s forcon sigurinë në Irak

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se programi i cili sot u miratua nga anëtarët e kësaj aleance ushtarake është me qëllim për të ndihmuar Irakun në zona ku NATO mund të kontribuojë më së miri .
“Ky vendim, i marrë sot nga Këshilli i Atlantikut të Veriut, nënvizon angazhimin e NATO-s për thellimin e partneritetit tonë me Irakun”, ka thënë Jens Stoltenberg.
Programi është zhvilluar me kërkesë të Irakut dhe në konsultim të ngushtë me autoritetet e Irakut.
Paketa përfshin masa të mbështetjes në shtatë fusha prioritare: këshilla mbi reformën e sektorit t ë sigurisë; luftën kundër pajisjeve plasëse të improvizuara, asgjësimin e pajisjeve shpërthyese dhe deminimin; planifikimi ushtarak civil; mbrojtjes kibernetike; mjekësi ushtarake dhe ndihmë mjekësore; trajnim ushtarak dhe planifikim të emergjencës civile.
NATO dhe ekspertët e Irakut tani do të punojnë në detajet e programeve të trajnimit të cilat do të mbahen në Turqi dhe Jordani.





















































