Më pak viktima në aksidentet rrugore gjatë muajit shtator në Maqedoni
Aksidentet në komunikacionet rrugore janë ndër problemet më serioze të shoqërisë. Dinamikat e jetës dhe rritja e vazhdueshme e numrit të shoferëve si dhe numrit të automjeteve ka bërë që vazhdimësi të rritet numri i viktimave si pasojë i aksidenteve në komunikacione rrugore nëpër gjithë botën.
Ndërkaq muaji i kaluar Maqedoninë e Veriut e ka gjetur me numër shumë të ulur të viktimave të cilët humbin jetë në aksidente tragjike. Numri i këtyre viktimave është ulur për 73 për qind në shtator. Këtë informacion e konfirmojnë edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Numri i viktimave në rrugë është ulur me 73% në shtator 2021. Në shtator 2021 pati katër viktima në aksidente trafiku, dhe në shtator të vitit 2020 ishin 15. Kjo është një rënie serioze, por ne vazhdojmë me aktivitetet intensive që këta numra të vazhdojnë të bien dhe i bëj thirrje atyre qytetarëve që ende nuk i kanë respektuar rregullat që të na bashkohen dhe të gjithë së bashku të sigurojmë rrugë të sigurta. 2020 ishte viti më i sigurt sipas numrit të viktimave në rrugë, por nëntë muajt e parë të 2021 tregojnë se ky vit ka numrin më të ulët të viktimave në rrugë”, thekson Toni Angellovski, zëdhënës i MPB-së.
Për të zvogëluar më tej numrin e viktimave në aksidentet e trafikut, ai njoftoi se Ministria e Brendshme vazhdon me kontrolle të intensifikuara për të sanksionuar pjesëmarrësit në komunikacion që nuk respektojnë ligjin dhe rregullat rrugore.
“Këtë të shtune 368 drejtues të automjeteve janë sanksionuar për vozitje të shpejtë nga ajo e lejuar, dhe mbrëmë janë sanksionuar 141 drejtues të automjeteve nën efektin e alkoolit. Kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë edhe më tutje“, shtoi ai.
Po ashtu edhe nga Këshilli Republikanë për sigurinë në komunikacionin rrugorë theksojnë se në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar dukshëm shifrat kanë rënë për sa i përket vdekshmërive në komunikacionet rrugore.
“Në shtator të këtij viti gjithsej pati katër viktima si pasojë e aksidenteve të trafikut, ndërsa në shtator të vitit 2020 gjithsej numri ishte 15 persona ku humbën jetë në aksidente të trafikut”, informon Gordana Kozuvarovska, kryetare e këtij Këshilli.
KRSKRR u apelon qytetarëve për ndërgjegjësim të vazhdueshëm në komunikacion, duke u rikujtuar që tejkalimi i shpejtësisë si dhe mos respektimi i rregullave të komunikacionit shpien deri në raste tragjike të humbjes së jetës.
“Çdo jetë njerëzore e humbur në një aksident me makinë është një humbje e madhe për familjen dhe shoqërinë, kështu që e Këshillit Republikanë për sigurinë në trafikun rrugorë apelon për të gjithë pjesëmarrësit në trafik që: Shijoni bukuritë e jetës dhe mos lejoni që të jeni pjesë e statistikave të zeza. Jeta juaj, nuk është një numër i zakonshëm. Jini të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm në komunikacion dhe jini një shembull pozitiv për të gjithë përdoruesit e tjerë të rrugës”, apelojnë nga KRSKRR.
Ata gjithashtu kërkojnë që qytetarët të bëhen gati sidomos gjatë këtyre periudhave të ftohta, që të përmirësojë dhe të rrisin ndërgjegjësimin në vozitje të automjeteve, pasi që sipas tyre kjo sezon kohore manifestohet me të reshura të shpeshta të shiut, mjegullës, breshrit, më tutje edhe të rënies së borës, që domethënë kjo është një periudhë kur kushtet e motit ndikojnë dukshëm në kushtet e trafikut të sigurt, prandaj shoferët e automjeteve duhet të jenë të përgatitur për çdo gjë./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze