LAJMI I FUNDIT:

Pak shpresë nga hetimet e zgjeruara për ‘Pronto’

Pak shpresë nga hetimet e zgjeruara për ‘Pronto’

Ditë më parë Prokuroria Speciale e Kosovës ka marrë aktvendimin për zgjerimin e hetimeve ndaj shtatë zyrtarëve, të përfshirë në rastin e përgjimeve, i cili fillimisht është iniciuar kundër të pandehurit Adem Grabovcit.

Për këtë zgjerim të hetimeve ndaj zyrtarëve politikë, njohësit e drejtësisë po janë shumë skeptikë. Ata kanë thënë se një nismë e tillë është shpresëdhënëse, por shpresojnë që të mos jetë ndonjë prej spektakleve të radhës.


Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Betim Musliu, në një prononcim për KosovaPress, tha se aktvendimi për zgjerimin e hetimeve konsiderohet si një start i mirë, por shpreson të një proces që dëshmon guxim dhe profesionalizim të Prokurorisë për t’i ndjekur dhe gjykuar kryesit e veprave penale.

“Shpresojmë që kjo të mos të jetë një prej spektakleve të radhës, siç jemi mësuar t’i kemi dhe të mos përfundojë ashtu siç kanë përfunduar shumica e rasteve, të cilat kanë filluar me një kompozitet shumë të madh, por që në fund kanë përfunduar pa prova dhe dëshmi. Shpresoj që kjo të mos të jetë një proces i shpëlarjes së këtyre individëve, por të jetë një proces që dëshmon guxim dhe profesionalizim të Prokurorisë për t’i ndjekur dhe gjykuar kryesit e veprave penale…Nuk besoj shumë tek një pjesë e madhe e prokurorëve…dhe duke ditur që pikërisht afera “Pronto” e shpjegon më së miri se sa ka ndikim të prokurorët dhe gjykatësit kam skepticizëm të tepruar ndoshta se mund të ketë rezultat konkret”, tha Musliu.

Bazuar në praktikat e deri tashme, sipas tij, këto spektakle kanë shërbyer për të shpërlarë këto figura, sepse në fund të fundit i kanë nënshtruar ndaj një procesi të hetimeve dhe proceseve gjyqësore me të cilat në fund kanë dal të pafajshëm.

“Është mirë që të presim dhe të shohim konkretisht rezultatet, sepse afatet ligjore për zhvillim të hetimeve dhe ngritjeve të aktakuzës për gjykim janë të qarta dhe nuk besoj që duhet të zgjatet shumë në mënyrë që të shohim a e ka përnjëmend Prokuroria apo është hajgaregjike sikurse që ka qenë deri më tash”, ka theksuar Musliu.

Edhe Riza Smakaj, njëri prej hartuesve të dy kushtetutave të Kosovës, lidhur me zgjerimin e hetimeve nga Prokuroria Speciale e Kosovës, për shtatë zyrtarët është pesimistë, madje thotë se nga kjo pak send mund të dal.

“Nisur nga eksperiencat e deritashme, unë jam pesimist dhe skeptik se prej gjithë kësaj, pak send duhet të dal diçka, nëse del diçka. Nuk pres që këto çështje të trajtohen me konsenvencë edhe me presistencë, do të thotë kjo do të shkoj edhe me seleksionime të caktuara herë ndonjë individ do të merret, si dhia që vihet në shenje, prandaj nuk pres”, tha Smakaj.

Smakaj tha se deri më tash Prokuroria ka vepruar në mënyrë të papërshtatshme me ligjin, duke shtuar se mënyra se si i kanë arrestuar disa persona ka qenë irrituese.

“Edhe Prokuroria ka vepruar deri më tash në mënyrën e papërshtatshme me ligjin…me pompozitet, me spektukularizëm e me popullaritet vetëm nuk i kanë marrë ‘surlat e tupanat’ kur i kanë arrestuar disa persona, dhe pas një kohe i kanë liruar për shkak të mungesës së profave, do me thënë kjo është kontradiktore, kontraproduktive dhe irrituese, nuk është në rregull”, tha ai.

Kurse, avokati Tomë Gashi tha se duket që Prokuroria këtë herë e ka marrë me seriozitet por duhet të priten përfundimet e hetimeve dhe të shihet se a do t’i pushojnë hetimet kundër të gjithëve, pjesërisht apo eventualisht të ngrit akuzë për këtë çështje.

“Duket që Prokuroria e ka marrë seriozisht këtë herë dhe pas përfundimit të hetimeve shohim se çfarë do të del prej saj, a do t’i pushojë hetimet kundër të gjithëve, a do t’i pushojë pjesërisht apo eventualisht do të ngrit akuzë në këtë çështje… Mirëpo zhurma e madhe që është bërë rreth aferës ‘Pronto’ duket se është duke i dëmtuar vetë ata të cilët po tentojnë të pengojnë publikimin e tyre dhe këto lufta gjyqësore nuk kanë asgjë të mirë për shkak se këto edhe ashtu janë publikuar deri më tani dhe nuk ka ndonjë rezultat nëse me vendimet gjyqësore, ato eventualisht ndërkrehen”, tha Gashi.

Ndryshe, Prokuroria Speciale ka marrë aktvendim për zgjerimin e hetimit në rastin e përgjimeve, i cili fillimisht është iniciuar kundër të pandehurit Adem Grabovcit.

“Hetimet janë zgjeruar edhe kundër shtatë zyrtarëve të tjerë: Arbenita Pajaziti. ish- Shefe e Njësisë për furnizim në Departamentin e farmacisë në Ministrinë e Shëndetësisë, Ilhami Gashi ish- sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Besim Beqaj ish-ministër në Ministrinë për Zhvillim Ekonomik, Njazi Kryeziu ish-Kryesues i Kuvendit në Komunën e Prizrenit, Zenun Pajzaiti deputet në Parlamentin e Republikën e Kosovës, Fatmir Shurdhaj ish – zëvendës ministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe Sedat Gashi – Këshilltar politik në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, bënë të ditur Prokuroria në njoftimin e saj.

Gjithnjë sipas prokurorisë, të gjithë të pandehurit dyshohen për kryerjen e dy veprave penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 të KPRK dhe shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës nga neni 193 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori