Courteney Cox kanalizoi personazhin e saj "Friends", Monica Geller, teksa u pa e ulur në gjunjë për të pastruar yllin e saj në Hollywood në shtegun e të famshmëve “Walk of Fame”.

Në klipin e postuar në rrjetet sociale, aktorja shihet duke vrapuar për ta pastruar yllin në bulevardin e Hollywoodit pasi shumë njerëz kanë shkelur mbi të.


Megjithatë, ajo gjithashtu bëri edhe disa punë tjera për të pastruar yjet e shoqeve të saj më të mira Laura Dern dhe Jennifer Aniston, si dhe yjet e saj në "Friends", Reese Witherspoon.

Screenshot 18 19 Foto: Courteney Cox/Instagram

Megjithëse videoja e saj i kujtoi të gjithëve karakterin e saj "Friends", Cox në fakt po promovonte markën e saj të re të pastrimit, “Homecourt”, duke përdorur produktet për të pastruar Walk of Fame.

Pas veprimeve qesharake të aktores, Witherspoon tregoi vlerësimin e saj që dikush po kujdesej për yllin e saj.

Screenshot 19 18 Foto: Courteney Cox/Instagram

“Faleminderit që na ke mbajtur të pastër”, ka komentuar ajo në video.

Kujtojmë që vetëm një muaj më parë, Cox u nderua me yllin e saj në Walk of Fame.

Screenshot 20 13 Foto: Courteney Cox/Instagram

Pavarësisht se Aniston dhe Kudrow u shfaqën për mikun e tyre më të mirë për një kohë të gjatë, Matthew Perry, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer mungonin në ceremoni. /Telegrafi/