Romeo Veshaj dhe Heidi Baci duket se kanë bërë paqe me njëri-tjetrin.

Dyshja, të cilët këto ditë u komentuan tejet shumë në rrjete sociale, siç shihet janë pajtuar.


Ata janë parë së bashku duke qëndruar në oborr, ndërsa prezantuesi i jep puthje e përqafime.

Screenshot 20 30 Foto: Screenshot/Instagram

Heidi shihet në prehër të Romeos, teksa nuk shkëputen për pak çaste, pasi siç shihet i ka munguar kjo pjesë.

Nuk dihet nëse kanë lënë anash hatërmbetjet apo nëse e kanë vënë dashurinë në plan të parë.

Screenshot 21 30 Foto: Screenshot/Instagram

Ata mbase edhe kanë marrë mësim nga kritikat që ia bënë banorët e opinionistët gjatë këtyre ditëve.

Romeo ndërkaq ka qenë i hidhëruar me bionden, pasi nuk i kanë pëlqyer disa veprime të saj. /Telegrafi/