LAJMI I FUNDIT:

Pajisje inteligjente në rrugët e Shqipërisë, monitorojnë zbatimin e rregullave në trafik

Pajisje inteligjente në rrugët e Shqipërisë, monitorojnë zbatimin e rregullave në trafik

Në rrugët e Shqipërisë do të vendosen pajisje inteligjente të cilat monitorojnë 24/7 lëvizjen e mjeteve në rrugë, duke regjistruar shpejtësinë, targën e mjetit dhe zbatimin e rregullave të tjera si vendosjen e rripit të sigurisë, apo përdorimin e celularit në timon etj.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar se përdorimi i kësaj autoveture inteligjente do të ndikojë pozitivisht në goditjen transparente të shkeljeve të Kodit Rrugor.

“Mirëmëngjes dhe me autoveturën inteligjente që do të ndikojë pozitivisht në goditjen transparente të shkeljeve të Kodit Rrugor, ndërkohë që po ecim përpara me projektin e kontrollit inteligjent të sigurisë rrugore, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook.


Kjo pajisje është teknologjia e fundit që përdoret sot në vendet perëndimore, që kap në mënyrë të pandërprerë të gjitha shkeljet që ndodhin në një segment rrugor të caktuar në të gjitha korsitë.

Është një pajisje që punon në mënyrë të pavarur, ditën dhe natën, që nuk ka asnjë ndikim njerëzor apo subjektiv të gjykimit të shkeljes.

Në mënyrë automatike e regjistron shkeljen dhe e çon në kohë reale në qendrën e përpunimit që ndodhet në Drejtorinë e Policisë Rrugore.

Pajisja mund të lëvizë lehtësisht në të gjitha segmentet rrugore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori