LAJMI I FUNDIT:

Pahor: Të gjitha vendet duhet ta njohin Kosovën

Pahor: Të gjitha vendet duhet ta njohin Kosovën

Presidenti slloven Borut Pahor ka mbështetur përfshirjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare si dhe integrimin e saj.

Ai tha se Kosova duhet të njihet nga të gjitha vendet, sidomos nga ato fqinje.


“Edhe sot ne e mbështesim dëshirën e Kosovës që të njihet në mënyrë diplomatike nga të gjitha vendet, sidomos ato fqinje, dhe që të përfshihet në të gjitha organizatat ndërkombëtare”, tha Pahor në hapje të një konference të përbashkët të biznesmenëve kosovarë e slloven gjatë vizitës së presidentit të Kosovës. Hashim Thaçi në Lubjanë, raporton agjencia e lajmeve “Hina”, përcjellë Klan Kosova.

Pahor konsideron se është e rëndësishme për Kosovën që përmes inkurajimit të zhvillimit të vendit të arrijë “rregullimin e marrëdhënieve dypalëshe me fqinjët e saj, posaçërisht me Serbinë”, si dhe “që të zhvillojë reformën dhe ekonominë transparente”, përmes së cilës sipas tij do të bënte “hapa të rëndësishëm drejt integrimit në BE dhe NATO“.

Nga ana tjetër, Thaçi ka thënë se Kosova do të integrohet në BE dhe NATO, por sipas tij “kjo kërkon kohë dhe reformat në këtë drejtim do të vazhdojnë”.