Gjykata ka lënë në burg avokatin e njohur Alban Bengasi, i cili kontaktoi Nuredin Dumanin për t’i vrarë ish-gruan.

Bengasi u arrestua në aeroportin e Rinasit i shpallur në kërkim pas operacionit “Plumbi i artë” dhe dëshmisë së dhënë nga vetë Dumani.


Burime bëjnë me dije se në momentin e arrestimit ai po kthehej nga Dubai.

Sipas dëshmive të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, avokati Bengasi i ka ofruar 120 mijë euro për të vrarë ish-gruan e tij, vetëm se mendonte se e kishte tradhtuar me shokun e ngushtë.

Bengasi ka mohuar të këtë lidhje me çfarë ka rrëfyer Nuredin Dumani. Ai e ka cilësuar si mashtrues bashkëpunëtorin e drejtësisë, duke u shprehur se në asnjë moment nuk i është shmangur hetimit.

Mësohet se prokurori Behar Dibra në seancë, kërkoi shpjegimin nga Bengasi pse u largua një javë pasi dolën masat e arrestit dhe pse u kthye në Shqipëri në momentin që dosja kaloi për gjykim.

Avokati sqaroi se në çdo pozicion pune që ka mbajtur nga OPGJ e deri tek avokat e ka bërë me ndershmëri dhe pa asnjë kompromis.