LAJMI I FUNDIT:

Me pagesën e rrymës për veriun, shkelen katër ligje bazë

Me pagesën e rrymës për veriun, shkelen katër ligje bazë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari.

Jashari gjatë takimit ka thënë se pagesa e rrymës nga ana e qytetarëve për të cilën nuk e shpenzojnë vetë, por që shpenzohet në veri të vendit, paraqet shkelje të katër ligjeve bazë.

Ai e ka njoftuar kryeministrin Haradinaj me çështjet të cilat i trajton ky institucion, të drejtat e njeriut përballë shtetit dhe institucioneve, si dhe me procesimin rreth Fondit të Pensioneve të Kosovës të bartur në Serbi, që paraqet shkelje të të drejtave dhe dinjitetit të pensionistëve si lëndë e Gjykatës së Strasburgut.


Ai po ashtu tha se një vendimi i MPMS-së që i detyron të moshuarit edhe kur janë në pamundësi fizike të dëshmojnë çdo gjashtë muaj se janë gjallë, cenon dinjitetin e njeriut.

Kryeministri është njoftuar edhe për shqetësimet e Avokatit të Popullit lidhur me diskriminimin dhe gjuhën fyese e përdorur në tekstet shkollore për personat me aftësi të kufizuar, sidomos për personat me sindromin Down.