Pagat e minatorëve të Trepçës për muajin korrik do të ekzekutohen të hënën. Kjo, falë subvencioneve të ndara nga Ministria e Ekonomisë për punëtorët e Ndërmarrjes Trepça Sh. A.
Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, Enis Abdurrahmani, u.d. kryeshef ekzekutiv i Trepçës.
Sipas tij, ndërmarrja Trepça në gjysmën e parë të këtij viti është ballafaquar me krizë të rënies së çmimeve të metaleve në bursë, si dhe me rënien e produktivitetit.
Por, përkundër kësaj, shtoi ai, Trepça i ka ekzekutuar pagat e punëtorëve në tërësi falë subvencioneve të ndara nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Abdurrahmani tha se ndërmarrja gjatë muajve të kaluar i është nënshtruar ristrukturimit dhe sistematizimit në të gjitha njësitë biznesore të saj, ku rezultatet do të duken muajt në vijim.
Ai ka përmendur edhe miratimin e rregullores për pagat, e cila kompenson punëtorët në përpjesëtim me realizimin e planit të produktivitetit, prodhimit dhe të hyrave.
“Trepça si shoqëri aksionare po ristrukturohet, në muajt që lëmë pas, ndërmarrja i është nënshtruar ristrukturimit dhe sistematizimit në të gjitha njësitë biznesore të saja. Rezultatet e ristrukturimit do të shihen në muajt në vijim përmes rritjes së produktivitetit dhe të hyrave financiare, si dhe reduktimit të shpenzimeve. Trepça Sh.A. shpejt pritet të miratojë një rregullore të pagave, që kompenson punëtorët në përpjesëtim me realizimin e planit të produktivitetit, prodhimit dhe të hyrave. Kjo rregullore do të mundëson edhe shpërblimin e punëtorëve përmes bonuseve, në rastet kur do të tejkalohet plani i të hyrave financiare”, ka thënë Abdurrahmani.
Kryeshefi ekzekutiv vuri në dukje papërgjegjshmërinë e disa punëtorëve të cilët përmes bojkotit në punë gjatë dy ditëve të kaluara për shkak të vonesës së ekzekutimit të pagave, i kanë shkaktuar ndërmarrjes humbje ditore në vlerë prej rreth 40 mijë euro.
Andaj, siç u shpreh ai, menaxhmenti ka ndërmarrë të gjitha masat ligjore për të sanksionuar veprimet e dëmshme si rezultat i bojkotit në punë të disa individëve.
“Këto dy ditë si pasojë e vonesës të ekzekutimit të pagave për punëtorët e ndërmarrjes, kemi pas bojkotim të punës nga ana e punëtorëve. Përkundër premtimit të menaxhmentit se pagat do të ekzekutohen të hënën, falë subvencione të ndara nga Ministria e Ekonomisë për punëtorët e ndërmarrjes Trepça Sh.A.
Kjo papërgjegjshmëri e punëtorëve e manifestuar përmes bojkotit në punë, ndërmarrjes po i shkakton humbje ditore rreth 40,000.00 euro. Menaxhmenti tashmë i ka marr të gjitha masat e nevojshme ligjore për të sanksionuar veprimet e dëmshme si rezultat i bojkotit në punë.
Për bojkotin në punë është njoftuar Policia e Kosovës përmes tyre edhe prokurori i rastit. Të hënën, nga menaxhmenti i ndërmarrjes do të ndërmerren të gjitha veprimet tjera ligjore sipas ligjeve të Republikë së Kosovës. Për menaxhmentin e ndërmarrjes, bojkoti dhe sabotimi në punë është i papranueshëm, si rezultat për dëmet dhe humbjet materiale dhe financiare ndaj ndërmarrjes do të japin llogari para drejtësisë të gjithë akterët, personat fizikë apo juridikë”, potencoi kryeshefi Abdurrahmani për KosovaPress. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Ofertë ekskluzive 1+1 në formatet premium ScreenX dhe 4DX nga 12-16 shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1130x635-380x233.png)
Ofertë ekskluzive 1+1 në formatet premium ScreenX dhe 4DX nga 12-16 shkurt!
![Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rsz_foto_03-1-380x233.jpg)
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë
![Elegancë dhe dashuri – Eksploroni buqetat e veçanta te Exquisite Events](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/429905535_813531057438187_3517285674940288901_n-380x233.jpg)
Elegancë dhe dashuri – Eksploroni buqetat e veçanta te Exquisite Events
![Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-120251-780x439.png)
Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort merr dritën e gjelbërt
![Ofertë ekskluzive 1+1 në formatet premium ScreenX dhe 4DX nga 12-16 shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1130x635-780x439.png)
Ofertë ekskluzive 1+1 në formatet premium ScreenX dhe 4DX nga 12-16 shkurt!
![Elegancë dhe dashuri - Eksploroni buqetat e veçanta te Exquisite Events](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/429905535_813531057438187_3517285674940288901_n-780x439.jpg)
Elegancë dhe dashuri - Eksploroni buqetat e veçanta te Exquisite Events
![Super loja e vitit 2025 në Petrol Company!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Artikulli-2-1-780x439.jpg)
Super loja e vitit 2025 në Petrol Company!
![Minimi i shtatë i masave shkëmbore, të enjten do të ketë bllokim të rrugës Prishtinë-Pejë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-47-780x439.jpg)
Minimi i shtatë i masave shkëmbore, të enjten do të ketë bllokim të rrugës Prishtinë-Pejë
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re