LAJMI I FUNDIT:

Pagat e Komisionerëve të zgjedhjeve vonohen që dy muaj

Pagat e Komisionerëve të zgjedhjeve vonohen që dy muaj

Punonjësit e angazhuar me honorarë gjatë ditës së zgjedhjeve ende nuk i kanë marrë mëditjet nga Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve

Para disa ditëve KQZ në një sqarim për media tha që lista me personat që kanë qenë të angazhuar në zgjedhjet e 11 qershorit është dërguar në Ministrinë e Financave për transferimin e mjeteve nëpër llogaritë e tyre.

“KQZ, pas verifikimeve dhe korrigjimeve të bëra, i ka dërguar në Ministrinë e Financave listat e anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit dhe stafit teknik të cilët kanë qenë të angazhuar në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që u mbajtën më 11 qershor 2017. Këto lista janë dërguar për transfer të mjeteve në llogaritë e stafit të angazhuar” thuhet në sqarimin e KQZ-së.


Kurse nga ana tjetër, Muharrem Shahini, zëdhënës në Ministrinë e Financave ka thënë se realizimi i pagesave për stafin e angazhuar në zgjedhjet e 11 qershorit është përgjegjësi e KQZ-së.

“Sa i përket mjeteve buxhetore për pagesat e komisionerëve për zgjedhjet e mbajtura më 11 qershor 2017, qeveria e ka ndarë buxhetin për këto zgjedhje dhe është në përgjegjësi të KQZ-së për realizimin e pagesave” potencoi Shahini.

Në këto zgjedhje, numri i anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit dhe stafit teknik të angazhuar ka qenë, 24 mijë e 581 persona. As Shahini e as KQZ në përgjigjet e tyre nuk kanë sqaruar se me cilën datë komisionerët do i kenë paratë e mëditjeve të tyre në konto. /kallxo.com/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori