Ditë më parë dha dorëheqje kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, duke akuzuar këtë mision për korrupsion dhe afera të tjera.
RTK ka siguruar dëshmi nga disa komunikime me e-mail të britanikut Malcolm Simmons, me zyrtarë të lartë të BE-së, se si shpërfaqet mënyra e ndarjes së drejtësisë nga gjyqtarët e EULEX-it, të cilët të panrehurve në grupin “Drenica”, u referohen si kafshë.
Një email që Simmons i ka dërguar më 2 Shtator 2017 shefit të Operacioneve në Aftësinë e Planifikimit dhe Sjelljes Civile të Bashkimit Evropian, Kenneth Deane, janë dëshmi të joprofesionalizmit në ndarjen e drejtësisë së misionit të EULEX-it. Përmbajtja e këtij emaili flet në veçanti për mënyrën se si është marrë vendim që të dënohen të akuzuarit në rastin Drenica 2.
Në veçanti, aty hedhen akuza të rënda në adresë të gjykatësit kryesor në rastin Drenica 2 , Dariusz Sielicki. Britaniku I ka raportuar zyrtarit të lartë të BE-së, për qasjen fyese e diskriminuese që gjyqtari kryesor kishte ndaj të pandehurve në rastin Drenica 2.
Këto fakte nxjerrin në pah edhe një anë tjetër të vendimeve të gjyqtarëve të EULEX-it. Simmons akuzon Misionin se po ndëshkon shqiptarët, për t’i bërë qejfin Serbisë e për të shtyrë përpara dialogun Prishtinë-Beograd.
Simmons thotë se Sielicki në bashkëpunim me zyrtarë të lartë të menaxhmentit, ka ndikuar që pjesë e panelit gjyqësor në rastin Drenica 2 të jetë gjyqtarja Anna Admaska Gallant, për të cilën edhe më herët janë hedhur dyshime se ka një aferë me Sielickin. Përfshirja e saj në këtë rast, sipas e-mailit të Simmonsit, shihet si sigurim I dënimit për të pandehurit: Sylejman Selimit me shtatë vjet burgim, Isni Thaçi me gjashtë vjet e gjastë muaj, Zeqir e Jahir Demaku me nga gjashtë vite burg, Agim, Driton, Bashkim e Selman Demaj me nga tre vite, sa janë dënuar edhe Fadil e Nexhat Demaku.
Jo vetëm dy gjyqtarët e Drenicës 2, Dariusz Sielicki e Anna Adamska Gallant vinin nga Polonia. Aktakuzat ishin ngritur nga prokurori Maurisio Salustro, por rastin e kishte vazhduar prokurori Cezary Michalczuk, i cili po ashtu ishte polak.
Emisioni Udhëve në RTK ka siguruar edhe një komunikim tjetër të gjyqtarit që dha dorëheqje së fundmi nga EULEX, Malcolm Simmons, me gjyqtarin tjetër të EULEX-it, Ksassimir Mazgalov. Këtu shihen pengesat që Simmonsit i ishin bërë për të sjellë prova të reja për keqpërdorimet në rastin Drenica 2, përpara trupit gjykues në Gjykatën Supreme. Nëse Simmonsit do t’i jepej rasti të dëshmonte, shumë lehtë verdikti në rastin Drenica 2 mund të merrte kah tjetër.
EULEX-i dhe Bashkimi Evropian në vend se të merr për bazë akuzat e hedhura nga Malcolm Simmonsi për të iniciuar rast, ata kanë gozhduar me akuza të rënda për britanikun.
Ekipi i emisionit Udhëve ka arritur të sigurojë fakte edhe për raste tjera në të cilat gjyqtarë të EULEX-it. /RTK/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia