Paditen tre persona nga Gjevgjelia dhe Vallandova, keqpërdorën detyrën zyrtare

Tre të punësuar të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH) të degëve në Gjevgjeli dhe Vallandovë, janë paditur penalisht për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç njofton policia, Gj.I (59), M.T (51) dhe GJ.P (45) kanë shkaktuar dëm material prej 154.816 denarësh. Dy të parët janë paditur për 16 vepra, kurse i treti është paditur për 15 vepra ''keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave''./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
17/02/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































