Padi penale për keqpërdorim detyre ndaj një drejtori të shkollës fillore në Kumanovë

Sektori i punëve të brendshme (SPB) në Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër A. P, 46 vjeçar, drejtor i shkollës fillore ''Kongresi i Manastirit'', në fshatin Lopatë, i cili ngarkohet me keqpërdorim të detyrës zyrtare, transmeton Telegrafi.
Sipas policisë, i dyshuari, si person përgjegjës, ia ka mundësuar një të punësuari në shkollë që të lagohet jasht vendit të punoj në vitin 2014-2015, duke mos e çlajmëruar, pra duke mos ndërprerë kontratën e punës me të.
Kjo ka bërë që i punësuari të vazhdoj të merr rrogën mujore dhe t'i paguhen kontributet pensionale dhe shëndetësore, pa qenë fare në punë, madje duke qenë jasht vendit./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































