Bayeri e ka mposhtur Paderbonin në kuadër të javës së gjashtë në Bundesliga me rezultat 2-3.

Golat për Bavarezët i realizuan Serge Gnabry (15’), Philippe Coutinho (55’) dhe Robert Lewandowski (79’), derisa për vendasit shënuan Kai Proger (68’) dhe Jamilu Collins (84’).


Bayerni ishte dukshëm skuadër më e mirë, duke marrë notën e përgjithshme 7.23, gjersa Paderbon mor vlerësimin 6.52.

coutinho Foto: Bayern Munich FC/Twitter

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte Coutinho për shkak të asistimit dhe golit të shënuar, derisa mori notën 8.7

Në anën tjetër, dështimi i këtij takimi ishte sulmuesi i Paderbornit, Ben Zolinski, me vlerësimin 5.9.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

pad Notat e lojtarëve të Paderborn (Foto: Whoscored)

bay Notat e lojtarëve të Bayern Munichut (Foto: Whoscored)

/Telegrafi/

telegrafi sport app