LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Ushtria do të formohet

Pacolli: Ushtria do të formohet

Ministri i Punëve të Jashtme, njëherësh kryetar i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka deklaruar se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të formohet, por jo në këtë periudhë.

Pacolli, në një intervistë për “Telegraf.rs”, ka thënë se problem primar për Kosovën aktualisht është demarkacioni me Malin e Zi.


Sipas tij, bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet patjetër të vazhdojnë në Bruksel. Megjithatë, ai thotë se marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet dy shteteve duhet të zbatohen nga dyja palët, e jo vetëm njëra, transmeton Indeksonline

“Mendoj se do të formohet Asociacioni. Por ju e dini, ne kemi disa probleme në Parlamentin tonë. Tani kemi një problem me demarkacionin me Malin e Zi. Ju e dini se jemi në procesin e liberalizimit të vizave. Mendoj se gjithçka që është rënë dakord në Bruksel duhet të zbatohet nga Beogradi dhe Prishtina. Duhet të kryhen detyrimet”, ka thënë ai.

Më tej, Pacolli thotë se dialogu duhet të vazhdojë, mirëpo duhet të jetë pak më ndryshe nga ai i mëparshmi.

“Çfarë do të thotë të udhëheqësh një dialog? Pra, kur të dy palët arrijnë një marrëveshje, kjo marrëveshje është e mirë për të dy palët. Unë mendoj se një dialog i tillë duhet të vijë dhe unë shpresoj që ky dialog të përfshijë temat që ndikojnë në përmirësimin e standardeve”, është shprehur ai.

Kryediplomati kosovar ka folur edhe rreth formimit të ushtrisë, përkatësisht transformimit të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura (FAK).

“Ne do të bëjmë gjithçka me ligj dhe Kushtetutë. Unë mendoj se do të formohen ushtria”, është shprehur Pacolli, duke shtuar se Lista Serbe mund edhe të votojë për këtë çështje.

“Ku e dimë. Nëse jo sot, ndoshta nesër”, ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Xhelal Sveçla ministri më i pasur, aksionar në biznes, trashëgimtar i shtëpisë dhe lokalit

Xhelal Sveçla ministri më i pasur, aksionar në biznes, trashëgimtar i shtëpisë dhe lokalit

Lajme
Vuçiq në konferencë me O'Brienin: Nuk na shkon mendja për luftë me Kosovën

Vuçiq në konferencë me O'Brienin: Nuk na shkon mendja për luftë me Kosovën

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pahor paralajmëron plan të ri për dialogun nëse e merr detyrën e emisarit

Pahor paralajmëron plan të ri për dialogun nëse e merr detyrën e emisarit

Lajme
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Përplasje mes LVV e PDK në KQZ për votimin në veri

Përplasje mes LVV e PDK në KQZ për votimin në veri

Politikë
Kalo në kategori