Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli në intervistën për “Përballje” në Telegrafi, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka folur edhe për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe procesin e dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë.
Ajo gjithashtu ka folur edhe për qeverisjen e LVV-së, duke thënë se Kosova ka një qeveri stabile dhe të fortë, dhe se do të jetë qeveria e parë e cila do ta çojë deri në fund mandatin e saj.
“Ne kemi ardh në pushtet duke thënë që fokusi jonë do të jetë në punë dhe drejtësi. Kemi thënë që fokusi jonë do të jetë në zhvillim ekonomik dhe investime në arsim dhe shëndetësi. Këtu kanë qenë fushat tona, për të cilat ne e kemi kërkuar votën e qytetarëve. Tjetra ka qenë te dialogu, ne kemi kërkuar dhe kemi thënë që Kosova duhet të luftojë në aspektin e asaj që të jetë e barabartë në tavolinë kur të ulet të dialogojë me Serbinë, dhe kemi kërku që Kosova ta trajtojë veten si shtet dhe në këto dy fusha ne kemi arrit sukses”, u shpreh Pacolli.
Ajo shtoi se tashmë në tryezën e diskutimeve me Serbinë jemi të barabartë.
“Pra, në tavolinë jemi të barabartë. E kemi dokumentu e faktiku që Kosova është shtet i pavarur dhe se nuk mundet Serbia me vendos për shtetin e Kosovës dhe kjo ka ndodhë me refuzimin për t’i mbajtur zgjedhjet dhe ndryshimet kushtetuese të cilat tentoi ti bëjë Serbia përmes referendumit. Pra nuk do të ketë zgjedhje të Serbisë që të mbahet në territorin e Kosovës pa u arritë një marrëveshje ndërmjet shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë, ku shteti i Serbisë kërkon nga shteti i Kosovës, si shtet normal që të organizojë zgjedhje për shtetin e Serbisë. Përderisa ata nuk e bëjnë nuk do të ketë zgjedhje të shtetit serb brenda territorit”, tha deputetja Pacolli.
Lidhur me draftin e Asociacionit që është publikuar në media, Pacolli u shpreh se nuk ka draft final të tij.
“Drafti i cili është nda me Qeverinë, është nda edhe me opozitën, është kërkuar nga të gjitha akterët që të mos e publikojnë dhe të mos prezantojnë elementet e tij për shkak të asaj që nuk kemi akoma një marrëveshje finale sa i përket kësaj dhe ai draft është në diskutim e sipër. Për atë draft Qeveria ka dërguar komente specifike për shumë çështje në të cilat ne presim t’i diskutojmë posa të ketë marrëveshje ose posa të ketë vullnet të mirë edhe nga ana e Serbisë që të ulemi tutje dhe diskutojmë edhe të arrijmë marrëveshje finale. Kështu që nuk ka draft të asociacionit përfundimtar”, tha Pacolli.
Ajo shtoi se po vërehet qartazi që Serbia nuk ka interes që të dialogojë apo të arrijë marrëveshje finale ndërkombëtare.
“Serbia tani është në proces të zgjedhjeve të reja dhe nuk pritet ndonjë gjë, as ndonjë hap pozitiv prej tyre. Nëse nuk ka lëvizje prej Serbisë, nuk do të ketë lëvizje as prej anës së Kosovës, sepse ne në fillim kemi jemi pajtuar që po është marrëveshje, nuk ka pranu Serbia me nënshkru, ka garantu Bashkimi Evropian duke thënë se është marrëveshje mirëpo ne pamë që Serbia përkundër asaj që është arritë një mirëkuptim, Serbia përgatiti sulm ndaj Kosovës në rastin e Banjskës. Kështu që ne tashmë i kemi tregu Bashkimit Evropian që duhet të ketë nënshkrim, e cila i garanton Kosovës që Serbia do qëndrojë prapa marrëveshjes që nënshkruan. Nuk mund të kemi më marrëveshje ku Bashkimi Evropian thotë ka marrëveshje, ne themi ka marrëveshje, e Serbia përgatit sulm ndaj Kosovës”, ka deklaruar Pacolli.
Pacolli shtoi se qëndrimi i Kosovës është i qartë edhe për BE-në, SHBA-të dhe Britaninë e Madhe.
“Ne jemi bashkëpunues, mirëpo nuk jemi në atë fazë që të lëshojmë dhe të bëjmë kompromise të dëmshme për shtetin tonë”, tha ajo.
Pacolli tutje theksoi se Serbia është krijuar në autokraci, e Kosova është duke u ngritë si demokraci.
Sa i përket masave ndëshkuese që BE-ja i ka vendosur Kosovës, deputetja e LVV-së theksoi se Bashkimi Evropian e ka një qasje të gabueshme, e cila do t’i kushtojë vetë asaj e do të na kushtojë neve dhe rajonit.
“Bashkimi Evropian e ka një qasje që ta mbajë Serbinë afër që të mos shkoj tutje me Rusinë dhe Kinën ta mbajë Serbinë afër, duke e mbajt zërin e saj të ulët dhe të butë, duke i kërkuar Serbisë që të bëjë reforma të brendshme”, tha Pacolli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MPJD: Deklarata e Serbisë ndaj Sudanit është shkelje e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit

Arrestohet një i dyshuar për aksidentin me fatalitet në Baballoq të Deçanit

Vrasja e Ilaria Sulës, zbulohen mesazhet mashtruese të autorit: Fjeta me një djalë tjetër…

Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në "kryeqytetin e Ballkanit" kanë ndryshuar

"Kosova u prezantua me fusnotë në Tiranë", zv.ministri largohet nga konferenca

Vrasja e Ilaria Sulës, zbulohen mesazhet mashtruese të autorit: Fjeta me një djalë tjetër…

MPJD: Deklarata e Serbisë ndaj Sudanit është shkelje e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit

Abdixhiku “godet” Hotin: Përdori argumente si ato të kundërshtarëve tanë politikë

Haradinaj: Pa LVV-në s’do të ketë president të ri – Vjosa Osmani s’po kalkulon për fatin e saj politik

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Zelensky u kërkoi amerikanëve t’ju shesin sistemet raketore Patriot, reagon Trump

Remzie Osmani dhe Nexhati e ndezin atmosferën në Big Brother - të ftuar në dasmën e Gjestit me Eglin janë edhe disa ish-banorë

MPJD: Deklarata e Serbisë ndaj Sudanit është shkelje e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit

Shpenzoi një milion dollarë dhe i kaloi 15 vite duke restauruar anijen që e bleu, tani po vajton 'vdekjen e tmerrshme' – historia e burrit nga SHBA

"Kosova u prezantua me fusnotë në Tiranë", zv.ministri largohet nga konferenca

Abdixhiku “godet” Hotin: Përdori argumente si ato të kundërshtarëve tanë politikë